Free Web Hosting by Netfirms
Web Hosting by Netfirms | Free Domain Names by Netfirms

AlbKristian.com - Faqe tė Krishtera Shqiptare

Kryefaqja


 

X. Pas Mijėvjeēarit

“Dhe kur tė kryhen tė njė mijė vjetėt, Satani do tė zgjidhet nga burgu i tij dhe do tė dalė tė mashtrojė kombet qė janė nė tė katėr anėt e dheut, Gogun e Magogun, qė t’i mbledhė ata pėr luftė; numri i tyre do tė jetė si rėra e detit. Dhe ata do tė lėvizin nė tė gjithė sipėrfaqen e dheut dhe do ta rrethojnė fushėn e shenjtorėve dhe qytetin e dashur. Por nga qielli do tė zbresė zjarr, i dėrguar nga Perėndia, dhe do t’i pėrpijė” (Zbulesa 20:7-9).

Kjo ėshtė lufta qė i jep fund ēdo lufte. Ky ėshtė konflikti pėrfundimtar i gjithėsisė.

A. Satani lirohet.

Ndėrsa ai lirohet pėr njė kohė tė shkurtėr, pėrpiqet ta godasė mė tepėr Perėndinė.

B. Kombet mblidhen.

Ne pyesim: “Kė mund tė organizonte Satani mes johebrenjve pėr tė luftuar Perėndinė?” Askėnd tjetėr, pėrveē atyre, tė pashpėtuarve, tė cilėt kanė lindur gjatė shekullit tė fundit tė Mijėvjeēarit. Vini re qė asnjė ushtri nuk ėshtė mbledhur kundėr tyre.

C. Ushtria shpartallohet.

Zjarri zbret nga qielli dhe i shkatėrron.

D. Satani dėnohet.

Ai hidhet pastaj nė liqenin e zjarrit qė ėshtė pėrgatitur pėr tė dhe pėr engjėjt e tij.

XI. E Ardhmja e tė Paudhėve

Nuk ėshtė e vėshtirė tė mendosh pėr jetėn e pėrjetshme, por ėshtė e vėshtirė tė mendosh pėr njė pėrjetėsi nė ferr, qė megjithatė ėshtė e vėrtetė.

A. Mėsimi biblik.

1. Do tė ketė njė ditė gjykimi (Veprat 17:30-31).

2. Ēdo njeri do tė gjykohet pėr veprat e Tij (Romakėve 2:16; Zbulesa 20:12).

3. Ėshtė e pėrjetshme (Marku 9:43-48). Shihni edhe Mateu 13.

4. Do tė ketė shkallė ndėshkimi (Zbulesa 20:12; Rom. 2:5-6).

5. Do tė jetė njė ringjallje e tė padrejtėve dhe e tė drejtėve (Gjoni 5:29).

6. Gjuha e pėrshkruan (Mateu 25:46; Marku 9:45-48; Gjoni 3:36).

7. Gjithēka ėshtė e bazuar mbi karakterin e Perėndisė si i drejtė.

B. Termat e pėrdorur.

Vendet ku janė ose do tė dėrgohen qeniet njerėzore dhe engjėjt e paudhė, janė kėto:

1. Sheoli. Kjo ėshtė fjala e Dhiatės sė Vjetėr qė pėrshkruan vendin e tė paudhit tė vdekur.

2. Hadesi. Ėshtė fjala greke e Dhiatės sė Re, qė pėrshkruan gjendjen e menjėhershme tė tė paudhit tė vdekur, dhe ėshtė e njėjtė si Sheoli. Nė Bibėl nuk flitet pėr njė Hades apo Sheol tė pėrjetshėm.

3. Tartar. Ky ėshtė vendi i errėsirės ku janė lidhur engjėjt e kėqinj.

4. Gehena. Gehena ishte plehėrishtja e qytetit jashtė Jeruzalemit, zjarri i sė cilės nuk u shua kurrė. Zoti vetė e ngjasoi ferrin me tė, duke pėrshkruar zjarrin e ferrit qė nuk digjet kurrė: “atje ku krimbi i tyre nuk vdes dhe zjarri nuk fiket” (Marku 9:44).

5. Tofet. Tofet ėshtė fjala hebraike e Dhiatės sė Vjetėr me tė njėjtin kuptim me Gehenėn.

6. Humnerė. Ky ėshtė vendi i engjėjve tė rėnė. Qeniet njerėzore nuk vihen kurrė kėtu (Romakėve 10:7).

7. Liqeni i Zjarrit. Ky gjendet vetėm nė Librin e Zbulesės. Kuptimi ėshtė i njėjtė si Gehena.

8. I Pėrjetshėm. Nganjėherė kjo fjalė ėshtė pėrkthyer me fjalėn “i pasosur”. Kuptimi ėshtė i njėjtė. Ndėshkimi i tė paudhit ėshtė i pėrjetshėm.

          a. Interpretimi i parė. Thayer e pėrkthen me kuptimin “pa fillim dhe pa fund”.

          b. Interpretimi i dytė. Ky thekson qė “i pėrjetshėm” do tė thotė “pa fillim”.

          c. Interpretimi i tretė. Ky beson qė “i pėrjetshėm” do tė thotė “pa fund”. Ne pajtohemi me tė tri mendimet. Ne, gjithashtu, nuk i mbahemi interpretimit qė thotė se “zgjat vetėm njė kohė”. Disa besojnė qė tė paudhėt do tė durojnė ferrin vetėm pėr njė kohė, por fjala “e pėrjetshme” qė pėrshkruan ferrin, ėshtė e njėjta fjalė qė pėrshkruan jetėn e pėrjetshme (Gjoni 3:16), Perėndinė e pėrjetshėm (Romakėve 16:26) dhe mbretėrinė e pėrjetshme tė Jezus Krishtit (2 Pjetri 1:11).

C. Teoritė e propozuara.

1. Universalizmi. Ky ėshtė besimi qė tė gjithė do tė shpėtohen mė nė fund, duke pėrfshirė edhe Djallin. Ēfarė kuptimi do tė kishin fjalėt “gjykoj” dhe “gjykime”, nė qoftė se nuk kanė kuptimin gjykoj dhe gjykim? Kur Perėndia flet pėr gjykim tė pėrjetshėm, Ai me tė vėrtetė flet pėr njė gjykim tė pėrjetshėm (Veprat 3:21-24; 1 Korintasve 15:22; Mateu 18:9; Gjoni 3:36).

2. Kondicionalizmi. Ky mėsim i rremė nuk u themelua nė kishėn e hershme, por u shfaq pėr herė tė parė nė shekullin e nėntėmbėdhjetė. U arsyetua qė jeta e pėrjetshme ėshtė e bazuar mbi pranimin e Jezus Krishtit. Nė qoftė se njė njeri e pranon Atė, ai ka jetėn e pėrjetshme. Nė qoftė se ai nuk e pranon Atė, ai nuk do tė jetojė kurrė; mospranimi nė kėtė jetė do tė sjellė mosekzistencė nė jetėn e ardhshme. Nuk ka asnjė bazė biblike pėr kėtė teori.

3. Ndėshkimi i pėrjetshėm. Ky ėshtė i bazuar mbi tė vėrtetėn biblike, qė e lidh mėkatin me ndėshkimin. Tė gjitha mėkatet e kryera janė kryer kundėr pėrjetėsisė. Ai qė mėkaton duke e kundėrshtuar Jezus Krishtin, do tė durojė ndėshkim tė pėrjetshėm.

XII. Qielli

Shkrimet na mėsojnė qė janė tre qiej:

A. Qielli i parė. Kjo ėshtė zona e reve ku fluturojnė zogjtė, pra, qielli atmosferik.

B. Qielli i dytė. Ky ėshtė qielli i yjeve.

C. Qielli i tretė. Ky ėshtė vendi ku jeton Perėndia, vendi nga erdhi Jezusi. Zoti Jezus e pėrshkoi qiellin e parė dhe tė dytė, qė tė shkonte nė qiellin e tretė. “Duke pasur, pra, njė kryeprift tė madh qė ka pėrshkuar qiejt, Jezusin, Birin e Perėndisė, le tė mbajmė fort rrėfimin tonė tė besimit” (Hebrenjve 4:14).

Qielli ėshtė po aq i vėrtetė sa edhe retė dhe yjet. Ėshtė vendi ku Stefani pa Perėndinė dhe vendi ku Gjoni u mor lart nga Fryma. Gjėja e parė qė ai pa, ishte Zoti Jezus. Ai ėshtė zemra e qiellit (Zbulesa 1; Hebrenjve 9:24). Pali, gjithashtu, u mor lart nė qiellin e tretė (2 Korintasve 12:2). Ku ėshtė qielli? A e bėn tė qartė Bibla? Qielli ėshtė gjithmonė nė Veri.

“Ai shtrin veriun nė zbrazėti dhe e mban tokėn pezull mbi hiēin” (Jobi 26:7). Shihni gjithashtu Isaia 14:12-14 dhe Psalmi 82:1; 48:2.

A ėshtė qielli katror? A ėshtė kub? Ēfarė do tė ketė njeriu si shtėpi tė ardhshme? A ėshtė qielli vetėm njė mijė e pesėqind milje katrore (2400 kilometra katrore)? Jeruzalemi i ri (Zbulesa 21-22) ėshtė katror dhe ky ėshtė vetėm njė qytet i parajsės, i cili zbret si njė dhuratė pėr Nusen.

Ata qė shkojnė atje, do tė jetojnė nė paqe tė pėrsosur dhe nė dashuri tė pėrsosur pėr gjithė kohėn dhe pėrjetėsinė. “Por ju iu afruat malit Sion dhe qytetit tė Perėndisė sė gjallė, qė ėshtė Jeruzalemi qiellor, edhe morisė sė engjėjve” (Hebrenjve 12:22).


Kthehu tek faqja: Doktrinat e Biblės

pixelburg.gif (801 bytes)

Copyright © 2002  AlbKristian.com - Faqe tė Krishtera Shqiptare
Njė Projekt i Shėrbesės 'Shqiptarėt pėr Krishtin'.