Free Web Hosting by Netfirms
Web Hosting by Netfirms | Free Domain Names by Netfirms

AlbKristian.com - Faqe tė Krishtera Shqiptare

Kryefaqja


 

VII. Shpengimi

Bibla ėshtė e mbushur me shpengim. Ėshtė karakteri i Perėndisė pėr tė na shpėtuar. Ai mund tė shkatėrrojė, por ai dėshiron tė shpėtojė. Tema e Biblės ėshtė Jezus Krishti. Mesazhi i Fjalės ėshtė shpengimi.

A. Citimi.

“Nė qoftė se yt vėlla bėhet i varfėr dhe shet njė pjesė tė pronės sė tij, ai qė ka tė drejtėn e shpengimit, i afėrti i tij mė i ngushtė, do tė vijė dhe do tė shpengojė atė qė vėllai i tij ka shitur … Nė rast se njė i huaj qė jeton pranė teje pasurohet dhe vėllai yt qė jeton pranė tij varfėrohet dhe i shitet tė huajit ose mikut qė ndodhet pranė teje, ose dikujt nga familja e tė huajit, pas shitjes sė tij, mund tė blihet pėrsėri; mund ta riblejė njė nga vėllezėrit e tij” (Levitiku 25:25, 47-48). “Sioni do tė ēlirohet me anė tė sė drejtės dhe ata qė do tė pendohen me anė tė drejtėsisė” (Isaia 1:27). “Nė tė cilin kemi shpengimin me anė tė gjakut tė tij, faljen e mėkateve sipas pasurivė sė hirit tė tij” (Efesianėve 1:7). Shihni edhe Nehemia 5:8; Kolosianėve 1:4; Galatasve 3:13; 1 Korintasve 1:30; Romakėve 8:23.

B. Shpjegimi.

Ka katėr fjalė hebraike nė Dhiatėn e Vjetėr qė kanė lidhje me shpengimin dhe tė gjitha kanė kuptimin “tė ēlirosh”. Fjala “goel” ėshtė pėrdorur nė dy mėnyra: sė pari, ai qė shpengon, sė dyti, vepra e shpengimit. Shpenguesi ishte gjithmonė njė farefis. Ndėrsa fjala “shpengim” do tė thotė tė ēlirosh, pra pėrcjell kuptimin “tė riblesh, ose tė blesh sėrish”.

Shpengimi i fėmijės sė Perėndisė ėshtė me anė tė Farefisit tė tij tė Afėrt, Zotit Jezus Krisht, ku vetėm ai ka ēmimin shpengues, gjakun e Tij tė ēmuar!

1. Shpengimi i shpallur.

          a. Ėshtė krejtėsisht i Perėndisė (Gjoni 3:16).

          b. Ėshtė nėpėrmjet njė personi—Krishtit (1 Pjetri. 1:18-19).

          c. Ėshtė nėpėrmjet gjakut (Hebrenjve 9:12).

          d. Ėshtė nėpėrmjet fuqisė (1 Korintasve 1:30).

2. Shpengimi i pėrsosur. Pėrdorimi i fjalės “shpengim” ėshtė paraqitur nė tre mėnyra:

          a. Tė blesh ose tė marrėsh nė njė treg skllevėrish. Zoti Jezus Krisht zbriti nė kėtė treg tė skllevėrve tė mėkatit dhe na bleu ne, qė ishim nė platformėn e skllevėrve.

          b. Tė blesh nga njė treg. Pasi dikush blinte njė skllav, zotėria e nxirrte nga tregu. Ne po presim pėr Zotėrinė tonė qė tė vijė dhe tė na marrė nga ky treg skllevėrish.

          c. Tė ēlirosh ose tė bėsh tė lirė. Zoti Jezus nuk ėshtė njė tregtar skllevėrish, as nuk ėshtė njė mbajtės skllevėrish. Njė ditė Zoti Jezus do tė na lirojė nga robėria e shthurjes dhe e mėkatit dhe ne do tė njohim lirinė e pėrsosur e tė qenurit bij tė Perėndisė.

Nė Izrael, njė njeri nuk mund tė ishte gjithnjė skllav kundėr vullnetit tė tij. Pasi bėhej skllav, ai mund tė lirohej me shpengim nga njė farefis i afėrt, ose duke pritur vitin shtunor apo vitin e Jubileut, kur tė gjithė skllevėrit liroheshin. Megjithatė, nė qoftė se do ta donte zotėrinė e tij dhe, po tė mos donte tė shpengohej nė asnjė rrethanė, ai mund tė shkonte tek zotėria i tij, i cili do t’i bėnte njė vrimė nė veshin e tij dhe do ta bėnte skllav pėr tėrė jetėn (Eksodi 21:6). Pali tha se ai ishte skllav i Jezus Krishtit, skllav i pėrjetshėm. Ai u ble me anė tė gjakut, lidhur me anė tė dashurisė. I krishteri duhet ta ketė veshin e tij me vrimė, po tė flasim nė mėnyrė figurative, po, edhe duart e tij, krejt qenien e tij. Ai duhet ta kuptojė qė ėshtė kryqėzuar me Krishtin.


Kthehu tek faqja: Doktrinat e Biblės

pixelburg.gif (801 bytes)

Copyright © 2002  AlbKristian.com - Faqe tė Krishtera Shqiptare
Njė Projekt i Shėrbesės 'Shqiptarėt pėr Krishtin'.