Free Web Hosting by Netfirms
Web Hosting by Netfirms | Free Domain Names by Netfirms

AlbKristian.com - Faqe tė Krishtera Shqiptare

Kryefaqja


 

b. E paraqitur nė Dhiatėn e Re. (pjesa e dytė)

1. Fryma e Shenjtė dhe Krishti.

a. Referim ndaj punės sė Tij nė dispensacionin[2] e vjetėr.

                    (1) Nė predikim. “Sepse edhe Krishti ka vuajtur njėherė pėr mėkatet, i drejti pėr tė padrejtėt, pėr tė na ēuar te Perėndia. U vra nė mish, por u ngjall nga Fryma, me anė tė sė cilės ai shkoi t’u predikojė frymėrave qė ishin nė burg, qė dikur ishin rebelė, kur durimi i Perėndisė i priste nė ditėt e Noeut, ndėrsa po ndėrtohej arka, nė tė cilėn, pak vetė, gjithsej tetė, shpėtuan nėpėrmjet ujit” (1 Pjetri 3:18-20). Kjo pjesė e Shkrimit ėshtė pėrdorur nga shumė kulte, tė cilat predikojnė qė Perėndia i jep njeriut njė rast tė dytė pas vdekjes. Ata e interpretojnė kėtė pjesė tė Shkrimit kėshtu: Krishti, mes kryqėzimit dhe ringjalljes sė Tij, shkoi nė Hades dhe u ofroi shpėtimin tė padrejtėve tė vdekur. Nė qoftė se ata besuan nė Tė, atėherė ata u shpėtuan.

Dimė qė teoria e mėsipėrme nuk ėshtė e vėrtetė, sepse “duke qenė se ėshtė caktuar qė njerėzit tė vdesin vetėm njėherė, dhe mė pas vjen gjyqi” (Hebrenjve 9:27). Asnjė rast i dytė nuk gjendet kėtu. Interpretimi i drejtė ėshtė qė Krishti, me anė tė Frymės sė Shenjtė nė Noeun, u predikoi ungjillin njerėzve, duke i paralajmėruar nga gjykimi botėror. Ata e kundėrshtuan lajmin dhe vdiqėn nė pėrmbytje, kėshtu qė shpirtrat e tyre janė tani nė burg, duke pritur pėr ringjalljen e fundit.

                    (2) Nė profeci. “Pėr kėtė shpėtim kėrkuan dhe hetuan profetėt qė profetizuan nga hiri pėr ju, duke duke kėrkuar tė njohin kohėn dhe rrethanat qė tregonte Fryma e Krishtit qė ishte nė ta, dhe qė dėshmonte qė mė parė pėr vuajtjet qė do tė vinin mbi Krishtin dhe pėr lavditė qė do tė pasonin” (1 Pjetri 1:10-11).

                    (3) Nė tip. Tabernakulli ėshtė njė tip i Krishtit. Gjithēka nė tė shpalos Shpėtimtarin. Fryma e Shenjtė ishte Ai qė u dha dhunti njerėzve pėr tė ndėrtuar tabernakullin. “Shiko, unė e thirra me emėr Betsaleelin, birin e Urit, birin e Hurit, nga fisi i Judės; dhe e mbusha me Frymėn e Perėndisė, me dituri, me zgjuarsi, me njohuri dhe me ēdo shkathtėsi, qė tė jetė i aftė tė pėrgatisė vizatime artistike, tė punojė arin, argjendin dhe bronzin, pėr tė gdhendur gurė pėr t’u ngallmuar, pėr tė punuar drurin dhe pėr tė kryer ēdo lloj punimesh. Dhe ja, i dhashė pėr shok Oholiabin, tė birin e Ahisamakut, nga fisi i Danve; dhe shtiva dituri nė mendjen e tė gjithė njerėzve tė shkathėt, me qėllim qė tė mund tė bėjnė ato qė tė kam urdhėruar” (Eksodi 31:2-6).

          b. Referim ndaj punės sė Tij nė shfaqjen e Tij tokėsore.

                    (1) Lindja e Krishtit. “Dhe engjėlli duke u pėrgjigjur, i tha: ‘Fryma e Shenjtė do tė vijė mbi ty dhe pushteti i Shumė tė Lartit do tė tė mbulojė me hijen e vet; prandaj i shenjti qė do tė lindė prej teje do tė quhet Bir i Perėndisė’” (Luka 1:35). Nė Shkrimin e Shenjtė nuk gjejmė asnjėherė qė Jezusi deklarohet Bir i Frymės. Fryma e Shenjtė prodhoi trupin, tė pamėkat; “po bėre gati njė trup pėr mua” (Hebrenjve 10:5c), jo Personin.

                    (2) Pagėzimi i Krishtit. “Tani u pagėzua gjithė populli, edhe Jezusi u pagėzua; dhe ndėrsa po lutej, qielli u hap dhe Fryma e Shenjtė zbriti mbi tė, nė trajtėn trupore si tė pėllumbit, dhe nga qielli erdhi njė zė, qė thoshte: ‘Ti je Biri im i dashur, nė ty unė jam kėnaqur!’” (Luka 3:21-22). Shihni gjithashtu Marku 1:10-11 dhe Gjoni 1:32-34.

                    (3) Tundimi i Krishtit. “Dhe Jezusi, plot me Frymėn e Shenjtė, u kthye nga Jordani dhe Fryma e Shenjtė e ēoi nė shkretėtirė, ku pėr dyzet ditė e tundoi djalli” (Luka 4: 1-2a). Shihni gjithashtu Mateu 4:1 dhe Marku 1:12.

                    (4) Vajosja e Krishtit. “Perėndia e vajosi me Frymėn e Shenjtė dhe me fuqi Jezusin nga Nazareti, i cili e pėrshkoi vendin duke bėrė mirė dhe duke shėruar tė gjithė ata qė ishin tė pushtuar nga djalli, sepse Perėndia ishte me tė” (Veprat 10:38). Shihni gjithashtu Luka 4:16-21.

                    (5) Mėsimi i Krishtit. “Sepse ai qė Perėndia ka dėrguar flet fjalėt e Perėndisė, sepse Perėndia nuk e jep frymėn e tij me masė” (Gjoni 3:34).

                    (6) Mrekullitė e Krishtit. “Por, nė qoftė se unė i dėboj djajtė me ndihmėn e Fymės sė Perėndisė, atėherė mbretėria e Perėndisė ka ardhur nė mes tuaj” (Mateu 12:28).

                    (7) Jeta e Krishtit. “Dhe Jezusi, plot me Frymėn e Shenjtė, u kthye nga Jordani dhe Fryma e ēoi nė shkretėtirė” (Luka 4:1). Shihni gjithashtu Luka 10:21 dhe Hebrenjve 9:14.

                    (8) Vdekja e Krishtit. “Aq mė shumė gjaku i Krishtit, i cili me anė tė Frymės sė Shenjtė e dha veten e tij tė papėrlyer nga asnjė faj ndaj Perėndisė, do ta pastrojė ndėrgjegjen tuaj nga veprat e vdekura pėr t’i shėrbyer Perėndisė sė gjallė!” (Hebrenjve 9:14).

                    (9) Ringjallja e Krishtit. “Dhe nė qoftė se Fryma e atij qė ringjalli Krishtin prej sė vdekurish banon nė ju, ai qė e ringjalli Krishtin prej sė vdekurish do t’ju japė jetė edhe trupave tuaj vdekatarė me anė tė Frymės sė tij qė banon nė ju” (Romakėve 8:11).

                    (10) Urdhėrimet e Krishtit para ngjitjes nė qiell. Luka na tregon se nė ungjillin e tij ai shkroi “mbi tė gjitha gjėrat qė Jezusi nisi tė bėjė dhe tė mėsojė, deri nė ditėn nė tė cilėn u muar nė qiell, pasi u kishte dhėnė urdhėrime nėpėrmjet Frymės sė Shenjtė apostujve qė ai kishte zgjedhur” (Veprat 1:1-2). Shihni gjithashtu Veprat 1:8.

          c. Referim ndaj punės sė Tij gjatė kėtij dispensacioni.

                    (1) Ai lavdėron Krishtin. “Ai do tė mė pėrlėvdojė, sepse do tė marrė prej meje dhe do t’jua kumtojė” (Gjoni 16:14).

                    (2) Ai dėshmon pėr Krishtin. “Perėndia i etėrve tanė e ka ringjallur Jezusin, qė ju e vratė, duke e varur nė dru. Perėndia e lartėsoi me tė djathtėn e vet dhe e bėri princ dhe shpėtimtar pėr t’i dhėnė Izraelit pendimin dhe faljen e mėkateve. Dhe pėr kėto gjėra ne jemi dėshmitarė tė tij, si dhe Fryma e Shenjtė, qė Perėndia ua ka dhėnė atyre qė i binden atij” (Veprat 5:30-32).

                    (3) Ai e kurorėzon Krishtin. “Prandaj ju bėj tė ditur se askush qė flet nė Frymėn e Shenjtė nuk thotė: ‘Mallkuar qoftė Jezusi!’; edhe asnjė nuk mund tė thotė: ‘Jezusi ėshtė Zot’, veēse nė Frymėn e Shenjtė” (1 Korintasve 12:3).

2. Fryma e Shenjtė dhe bota.

          a. Bindje. “Dhe kur tė ketė ardhur, ai do tė bindė botėn pėr mėkat, pėr drejtėsi dhe pėr gjykim. Pėr mėkat sepse nuk besojnė nė mua; pėr drejtėsi, sepse unė po shkoj tek Ati dhe ju nuk do tė mė shihni mė; pėr gjykim, sepse princi i kėsaj bote ėshtė gjykuar” (Gjoni 16:8-11).

                    (1) Pėr mėkat. Nuk ėshtė puna e Frymės sė Shenjtė qė ta bindė botėn kundėr vrasjes, kurvėrisė dhe tė tjera. Kėtė e bėn ligji natyror. Fryma e Shenjtė e bind botėn ndaj mosbesimit, “sepse nuk besojnė nė mua” (Gjoni 16:9). Shumė herė ne e ngatėrrojmė fjalėn “bind”, duke menduar qė do tė thotė tė ndjehesh fajtor; por ky nuk ėshtė kuptimi i vėrtetė. Bind do tė thotė tė gjendesh fajtor. Mėkatari ėshtė gjetur fajtor tashmė pėr mėkat, mosbesim, pavarėsisht nėse ai e ndjen apo jo. Po, mėkatari tashmė ėshtė bindur, ėshtė dėnuar dhe ėshtė duke pritur pėr t’u ndėshkuar. “Ai qė beson nė tė nuk dėnohet, por ai qė nuk beson tashmė ėshtė dėnuar, sepse nuk ka besuar nė emrin e Birit tė vetėmlindur tė Perėndisė … gjykimi i Perėndisė qėndron mbi tė” (Gjoni 3:18, 36c). Froni i Madh i Bardhė nuk ėshtė vendi ku pėrcaktohet fajėsia e mėkatarit (pėr ta bindur atė si mėkatar), por ėshtė vendi ku ai ndėshkohet deri nė masėn e dėnimit qė meritojnė veprat e tij.

                    (2) Pėr drejtėsi. Nė ē’mėnyrė e bind Fryma botėn pėr drejtėsi? Fryma e Shenjtė nuk e bind botėn pėr drejtėsinė qė ka, por bind botėn se drejtėsia ėshtė nė Krishtin, “sepse unė po shkoj tek Ati” (Gjoni 16:10).

                    (3) Pėr gjykim. Nė qoftė se bota e kundėrshton Krishtin, s’mbetet asgjė tjetėr veē gjykim. “Dhe nė asnjė tjetėr nuk ka shpėtim, sepse nuk ka asnjė emėr tjetėr nėn qiell qė u ėshtė dhėnė njerėzve dhe me anė tė tė cilit duhet tė shpėtohemi” (Veprat 4:12). Mendimi i botės mbi gjykimin e ardhshėm ėshtė i turbullt. Njeriu ka ide tė rreme qė vijnė njėra pas tjetrės, por, sidoqoftė, kėto besime tė pėrgjithshme, qė, megjithėse janė tė gabuara, vėrtetojnė se ka njė kohė kur njeriut i duhet tė japė llogari pėr vetveten pėrpara Perėndisė. Bibla ėshtė i vetmi burim i vėrtetė i gjykimit tė Fronit tė Madh tė Bardhė.

          b. Ripėrtėritje. “Prandaj nėse dikush ėshtė nė Krishtin ėshtė njė krijesė e re; gjėrat e vjetra kanė shkuar, ja, tė gjitha gjėrat u bėnė tė reja” (2 Korintasve 5:17). Shihni gjithashtu Gjoni 3:5. Njeriu mund tė zbusė ligjet, duke menduar qė mund tė bėhet bir i Perėndisė me njė mėnyrė tjetėr, por Perėndia nuk i ndryshon. Ai pėrsėri kėrkon qė ju duhet tė rilindni.

          c. Pengesa tė paudhėsisė. “Misteri i paudhėsisė nė fakt ėshtė tashmė nė veprim, duke pritur vetėm qė tė hiqet nga mesi ai qė e ndalon tashti” (2 Thesalonikasve 2:7). Paudhėsia nė njė nga kėto ditė do tė ngrihet nė njė njeri, Antikrishti. Edhe sot ėshtė njė person nė kėtė botė qė nuk e lejon mėkatin pėr tė marrė kontrollin e plotė, dhe ky person ėshtė Fryma e Shenjtė. Gjatė Mundimit tė Madh, kur Antikrishti do tė shfaqet, Fryma e Shenjtė do tė kalojė mėnjanė, duke hequr dorėn e Tij tė shtrirė prej njeriut mėkatar, duke e lėnė atė qė tė zhytet nė thellėsitė e shkatėrrimit.

3. Fryma e Shenjtė dhe Kisha. Shihni Efesianėve 1:22-23, 2:12-16 dhe 3:4-16.

          a. Fryma e Shenjtė i jep formė (pėrbėn) kishės. Pagėzimi i Frymės ėshtė veprimi me anė tė cilit ndėrtohet kisha. “Sepse tė gjithė ne jemi pagėzuar nė njė Frymė tė vetme nė tė njėjtin trup, qofshin hebrenjtė apo grekėt, qofshin skllevėrit a tė liruarit, dhe tė gjithė jemi ujitur nė tė njėjtin Frymė” (1 Korintasve 12:13). Shkrimet qė bėjnė fjalė pėr pagėzimin e Frymės sė Shenjtė, janė shtatė. Pesė janė profetike (Mateu 3:11, Marku 1:8, Luka 3:16, Gjoni 1:33 dhe Veprat 1:5); njė historike (Veprat 11:16) dhe njė didaktike (1 Korintasve 12:13). Nė pesė Shkrimet profetike, shohim se dy flasin pėr pagėzimin e Frymės dhe tė zjarrit. Pagėzimi i Frymės dhe i zjarrit nuk ėshtė i njėjtė. Pagėzimi i Frymės flet pėr formimin e Kishės, ndėrsa pagėzimi i zjarrit flet pėr gjykimin. Mateu 34:11 dhe Luka 3:16 janė pjesėt ku flitet pėr pagėzimin e zjarrit. Nė kėto Shkrime Krishti i drejtonte mesazhet e Tij ndaj njerėzve tė shpėtuar dhe “nepėrkave” (jobesimtarėt). Dėshmitė e Markut dhe tė Gjonit nuk pėrfshijnė “pagėzim zjarri”, sepse ata nuk i drejtohen “nepėrkave”. Tė pesė pjesėt profetike i drejtohen sė ardhmes. Pjesa historike shikon prapa, prandaj pagėzimi i Frymės vjen mes tė dyjave. Ky ėshtė ēasti i Rrėshajve.

Pagėzimi i Frymės sė Shenjtė nuk ishte ajo ardhje e fuqisė qė i aftėsoi apostujt tė bėnin mrekulli, sepse ata i kryenin kėto edhe pėrpara se tė pagėzoheshin me Frymėn. Kisha ėshtė njė organizėm, jo njė organizatė, dhe pagėzimi i Frymės ėshtė ai veprim i Perėndisė qė i bashkon gjymtyrėt nė atė organizėm. Kurdo qė pėrdoret togu i fjalėve “pagėzim i Frymės”, ato zbatohen kolektivisht tek njė grup dhe kurrė nuk i drejtohen njė individi. Kur u pagėzuam “ne” dhe Korintasit (1 Korintasve 12:13) me Frymėn? Ditėn e Rrėshajve, njėherė e pėrgjithmonė. Kur njė njeri merr Krishtin, ai vuloset nė Krishtin me anė tė Frymės. “Nė tė edhe ju, pasi e dėgjuat fjalėn e sė vėrtetės, ungjillin e shpėtimit tuaj dhe pasi besuat, u vulosėt me Frymėn e Shenjtė tė premtimit” (Efesianėve 1:13). Nė tė njėjtėn kohė, njeriu merr gjithashtu edhe pagėzimin e Frymės.

Pėr sa i pėrket Perėndisė, ėshtė vetėm njė Kalvar dhe vetėm njė ditė Rrėshajsh. Megjithatė mėkatari duhet tė pėrvetėsojė Kalvarin me anė tė besimit dhe duhet qė tė pranojė Rrėshajtė po me anė tė besimit, pėr t’i bėrė qė tė dyja njė realitet pėr shpirtin e tij. Kjo ndodh menjėherė pasi njeriu pranon Krishtin si Zot dhe Shpėtimtar.

Do tė na pėlqente qė tė jepnim njė shpjegim pėr vargun e mėposhtėm, pėrderisa shumė e pėrdorin pėr mbėshtetjen e argumentit tė mėsipėrm. “Ėshtė njė Zot i vetėm, njė besim i vetėm, njė pagėzim i vetėm” (Efesianėve 4:5). Kjo nuk flet pėr pagėzimin e Frymės, por pėr pagėzimin e ujit. Vargu qė paraprin, e shpjegon pagėzimin e Frymės. “Ėshtė njė trup i vetėm dhe njė Frymė i vetėm, sikurse ju u thirrėt nė shpresėn e vetme tė thirrjes suaj” (Efesianėve 4:4). Ky trup ėshtė i ndėrtuar nga pagėzimi i Frymės.

Rrėshajtė vinin gjithmonė pesėdhjetė ditė pas Festės sė Frutave tė Para. Festa e Frutave tė Para ishte njė tip i ringjalljes sė Krishtit. Kapitulli i dytė i Veprave tė Apostujve shkruan dėshminė e njėqind e njėzet dishepujve nė dhomėn e sipėrme qė pritnin mbarimin e pesėdhjetė ditėve. Fryma e Shenjtė nuk erdhi si njė pėrgjigje e lutjeve tė tyre, sepse as gjithė lutjet dhe agjėrimet e tyre nuk do tė mund tė shpejtonin ardhjen e Tij. Ai erdhi nė kohėn e duhur. Nuk mund tė mendosh qė Fryma do tė vinte dyzet e nėntė ose pesėdhjetė e njė ditė pas ringjalljes sė Tij. Ai erdhi tamam nė kohė, pesėdhjetė ditė pas ringjalljes.

Fryma e Shenjtė do tė vinte, edhe sikur ata tė mos luteshin. Ata do tė ishin pagėzuar dhe pushtuar nga Fryma e Shenjtė, edhe sikur tė mos ishin lutur, por nuk do tė kishin marrė fuqi. Ata nuk do tė ishin “mbushur me Frymė”, po tė mos ishin lutur. Mė tepėr rreth “mbushjes me Frymėn e Shenjtė” do tė flitet mė vonė.

Festa e Mbikalimit (pėrktheket nė disa raste si “festa e Pashkėve”) u pėrmbush nė Kalvar. Krishti nuk do tė vdesė mė kurrė. Festa e Rrėshajve u pėrmbush me anė pagėzimit tė Frymės dhe nuk do tė ketė mė kurrė Rrėshaj. Kurrė nuk do tė ketė njė ripėrmbushje tė Qengjit tė Mbikalimit dhe kurrė nuk do tė ketė mė ripėrmbushje tjetėr tė Rrėshajve.

Festa e Rrėshjave ishte gjithashtu e njohur si Festa e Javėve, koha kur mblidheshin tė korrat. Tek Levitiku 23:22 ne lexojmė: “Kur tė korrni tė mbjellat e tokės suaj, nuk do tė korrni deri nė cepat e arės sate dhe nuk do tė mblidhni kallinjtė qė kanė mbetur pas; do t’i lini pėr tė varfrin dhe pėr tė huajin. Unė jam Zoti, Perėndia juaj”. Kėshtu ne shohim qė e korra ishte pėr tre grupe njerėzish:

          1. Izraeli nė pėrgjithėsi.

          2. Tė varfėrit.

          3. Tė huajtė.

Qė tė tre morėn bekimet e tė korrave. Pagėzimi i Frymės, i cili u pėrmbush nė Festėn e Korrjeve (Javėve), ishte pėr tre grupe njerėzish:

          1. Izraeli. Nė Jeruzalem (Veprat 2:37-39).

          2. Samaritanėt (tė varfrit). Nė Samari (Veprat 8:9-17).

3. Johebrenjtė (tė huajt). Nė Ēezare (Veprat 10:34-44).

Kėtu mė poshtė ėshtė procesi me anė tė cilit tre grupet e mėsipėrme marrin Frymėn e Shenjtė:

          1. Hebrenjtė nė Jeruzalem.

                    (a) Me anė tė besimit nė Krishtin.

                    (b) Mė pas me anė tė pagėzimit tė ujit.

                    (c) Dhe mė pas duke pranuar Frymėn e Shenjtė.

          2. Samaritanėt nė Samari.

                    (a) Me anė tė besimit nė Krishtin.

                    (b) Pastaj me anė tė pagėzimit tė ujit.

                    (c) Mė pas me vėnien e duarve.

                    (d) Pastaj duke pranuar Frymėn e Shenjtė.

          3. Johebrenjtė nė Ēezare.

                    (a) Me anė tė besimit nė Krishtin.

                    (b) Pastaj duke pranuar Frymėn e Shenjtė.

                    (c) Mė pas me anė tė pagėzimit tė ujit.

Nė ditėn e Rrėshajve ndodhėn dy veprime tė Frymės qė nuk duhet t’i ngatėrrojmė: pagėzimi dhe mbushja. Besimtarėt u pagėzuan me Frymė nė ditėn e Rrėshajve, megjithėse fjala “pagėzim” nuk mund tė gjendet nė Veprat 2. Ne e dimė se pagėzimi ndodhi atėherė, pėr shkak tė fjalėve tė folura nga Zoti Jezus shumė pak kohė para ngjitjes sė Tij. “Sepse Gjoni pagėzoi me ujė, por ju do tė pagėzoheni me Frymėn e Shenjtė, mbas jo shumė ditėsh” (Veprat 1:5).

Ka shumė nga ata qė besojnė qė tė folurit nė gjuhė tė panjohura ishte njė shenjė e pagėzimit me Frymėn e Shenjtė, por, nė qoftė se shikoni me vemendje, do tė vėreni qė ata folėn nė gjuhė sepse ishin mbushur me Frymė. Askush nuk u kthye ndėrsa gjuhėt fliteshin nė ditėn e Rrėshajve, por tre mijė u shpėtuan kur Pjetri predikoi. Pjetri deklaroi: “Por kjo ėshtė ajo qė ishte thėnė nėpėrmjet profetit Joel: ‘Dhe nė ditėt e fundit do tė ndodhė, thotė Perėndia, qė unė do tė pėrhap nga Fryma ime mbi ēdo mish dhe bijtė tuaj dhe bijat tuaja do tė profetizojnė, tė rinjtė tuaj do tė shohin vegime dhe tė moshuarit tuaj do tė shohin ėndrra. Nė ato ditė do tė pėrhap nga Fryma ime mbi shėrbėtorėt e mi dhe mbi shėrbėtoret e mia dhe do tė profetizojnė’” (Veprat 2:16-18). “Kjo ėshtė ajo”. Ēfarė? Ngjarja? Tė folurit nė gjuhė? Jo. “Kjo” ėshtė njė shkėputje nga Joeli dhe unė po e pėrmend atė. Pjetri po jepte si shembull Joelin, sepse Ai, Perėndia, i cili do tė bėjė qė tė ndodhin kėto gjėra qė Joeli ka profetizuar, ka shkaktuar qė tė ndodhin kėto gjėra qė ju keni dėshmuar.

          b. Fryma banon nė kishėn. “A nuk e dini ju se jeni tempulli i Perėndisė dhe se Fryma e Perėndisė banon nė ju” (1 Korintasve 3:16).

          c. Fryma e ndėrton kishėn. “Nė tė cilin edhe ju jeni bashkėndėrtuar pėr tė qenė njė banesė e Perėndisė nė Frymė” (Efesianėve 2:22).

          d. Fryma drejton kishėn.

                    (1) Ai emėron zyrtarėt. “Tregoni kujdes, pra, pėr veten tuaj dhe pėr gjithė tufėn, nė mes tė sė cilės Fryma e Shenjtė ju ka vėnė ju kujdestarė qė tė kullotni kishėn e Perėndisė, tė cilėn ai e ka fituar me gjakun e tij” (Veprat 20:28). Shihni gjithashtu Veprat 6:3, 5, 10.

                    (2) Ai drejton punėn. “Dhe, ndėrsa po kryenin shėrbesėn e Zotit dhe po agjėronin, Fryma e Shenjtė tha: ‘M’i ndani veē Barnabėn dhe Saulin pėr veprėn pėr tė cilėn i kam thirrur’” (Veprat 13:2). Shihni gjithashtu Veprat 29, 10:19 dhe 16:7.

4. Fryma e Shenjtė dhe i krishteri.

          a. Duke filluar nė Frymėn. “O Galatas tė marrė! Kush ju ka yshtur qė tė mos i bindeni sė vėrtetės, ju, qė para syve tuaj Jezus Krishti ėshtė pėrshkruar i kryqėzuar midis jush? Vetėm kėtė dua tė di nga ju: a e morėt Fymėn me anė tė veprave tė ligjit apo nėpėrmjet dėgjimit tė besimit? A jeni kaq tė marrė sa qė, mbasi nisėt nė Frymė, tė pėrfundoni nė mish?” (Galatasve 3:1-3).

Ne bėhemi tė krishterė vetėm me anė tė veprės sė Perėndisė. Njė jetė e re jepet nga Fryma e Shenjtė dhe kjo ėshtė njė lindje e re. “Duhet tė lindni pėrsėri … Ē’ka lindur nga mishi ėshtė mish, por ē’ka lindur nga Fryma ėshtė frymė” (Gjoni 3:7-6). Perėndia nuk ka patur kurrė miqėsi me njerėz tė parinovuar (tė parilindur), nė asnjė dispensacion derisa njeriu tė ketė marrė natyrėn e re nga Ai.

          b. Banimi brenda i Frymės. “A nuk e dini se trupi juaj ėshtė tempulli i Frymės sė Shenjtė qė ėshtė nė ju, tė cilin e keni nga Perėndia, dhe se nuk i pėrkisni vetvetes” (1 Korintasve 6:19). Ēfarė sigurie ka i krishteri pėr banimin e Frymės brenda tij? Duke e ndier? Nga ndonjė ndjenjė kėnaqėsie? Jo. Me Fjalėn e Perėndisė! Fryma zė vend brenda besimtarit kur ai vepron mbi atė qė ka bėrė Krishti, kur ai e pranon Krishtin Jezus me anė tė besimit. Prova qė Ai banon brenda nesh, nuk ėshtė e bazuar mbi ndjenja, sepse ndjenjat e njeriut mund tė ndryshojnė nga njė ditė nė tjetrėn. Puna e Krishtit nė Kalvar nuk ndryshon kurrė.

“Ditėn e fundit, nė ditėn e madhe tė festės, Jezusi u ēua nė kėmbė dhe thirri duke thėnė: ‘Nėse dikush ka etje, le tė vijė tek unė e tė pijė. Ai qė beson nė mua, siē ka thėnė Shkrimi, nga brendėsia e tij do tė burojnė lumenj uji tė gjallė’. Por kėtė ai e tha pėr Frymėn, qė do tė merrnin ata qė do tė besonin nė tė; sepse Fryma e Shenjtė nė fakt nuk ishte dhėnė ende, sepse Jezusi ende nuk ishte pėrlėvduar” (Gjoni 7:37-39). Kjo pjesė e Fjalės sė Perėndisė thekson qartė qė dishepujt nuk e kishin marrė akoma Frymėn e Shenjtė, por do ta merrnin nė tė ardhmen, dhe e morėn nė Ditėn e Rrėshajve. Njė pjesė tjetėr e Shkrimit tregon qė ata nuk ishin mbushur akoma me Frymėn e Shenjtė deri nė Rrėshajtė. “Sepse qėndron me ju dhe do tė jetė nė ju” (Gjoni 14:17c). Pėrpara Rrėshajve, Fryma ishte me ta, por, pas Rrėshajve, Fryma ishte ta. Asnjė besimtar nuk duhet tė lutet si Davidi: “Mos mė largo nga prania jote dhe mos mė hiq Frymėn tėnde tė shenjtė” (Psalmi 51:11), sepse Fryma e Shenjtė nuk kishte banuar brenda Davidit, kurse tek i krishteri Ai banon! “Nėse Fryma e Perėndisė banon nė ju, ju nuk jeni mė nė mish, por nė Frymė. Por nė qoftė se ndokush nuk ka Frymėn e Krishtit, ai nuk i pėrket atij” (Romakėve 8:9).

Njė pjesė tjetėr e Shkrimit qė i ka ngatėrruar dhe i ngatėrron bijtė e Perėndisė, ėshtė Luka 11:13. “Nėse ju, pra, qė jeni tė kėqinj, dini t’u jepni dhurata tė bijve tuaj, aq mė tepėr Ati juaj qiellor do t’u dhurojė Frymėn e Shenjtė atyre qė ia kėrkojnė”. Disa propozojnė qė ne duhet tė kėrkojmė pėr Frymėn, me qėllim qė ta kemi Atė, por mbani mend qė kjo qe thėnė para Rrėshajve. Nuk ka ndonjė varg nė Shkrimet pas Rrėshajve ku tė thuhet qė njė njeri duhet tė kėrkojė Frymėn. A do t’ua kishte dhėnė Ati dishepujve Frymėn, nėse ata do ta kishin kėrkuar Atė? Zoti Jezus tha qė do ta bėnte njė gjė tė tillė, por e vėrteta ėshtė qė ata nuk e kėrkuan.

Shkrimi i fundit qė do tė trajtojmė nė lidhje me banimin brenda tė Frymės, ėshtė Gjoni 20:22. “Dhe, si tha kėto fjalė, hukati mbi ta dhe tha: ‘Merrni Frymėn e Shenjtė!’. Shumė thonė se qė nga ajo kohė Fryma e Shenjtė filloi tė banonte brenda dishepujve dhe jo nė Rrėshajtė. Megjithatė ne e dimė qė ata nuk e morėn Frymėn e Shenjtė nė atė kohė, sepse ishin urdhėruar qė “tė mos largoheshin nga Jeruzalemi, por tė prisnin premtimin e Atit: ‘qė, tha ai, e keni dėgjuar nga unė, sepse Gjoni pagėzoi me ujė, por ju do tė pagėzoheni me Frymėn e Shenjtė, mbas jo shumė ditėsh’” (Veprat 1:4-5). Nė qoftė se ata e kishin marrė Frymėn e Shenjtė, pse duhej tė prisnin pėr ta marrė Atė?

          c. Vulosja e Frymės sė Shenjtė. “Nė tė edhe ju, pasi e dėgjuat fjalėn e sė vėrtetės, ungjillin e shpėtimit tuaj dhe pasi besuat, u vulosėt me Frymėn e Shenjtė tė premtimit” (Efesianėve 1:13). Vulosja ėshtė pėrdorur shumė herė nė Shkrimet e Shenjta.

                    (1) Vulosėsi. Vulosėsi ėshtė Perėndia Atė. “Edhe ai qė na themelon neve bashkė me ju nė Krishtin dhe na vajosi ėshtė Perėndia, i cili edhe na vulosi dhe na dha kaparin e Frymės nė zemrat tona” (2 Korintasve 1:21-22).

                    (2) I vulosuri. Janė dy ata qė janė vulosur nga Ati: Biri dhe besimtarėt. “Mos punoni pėr ushqimin qė prishet, por pėr ushqimin qė mbetet pėr jetė tė pėrjetshme, tė cilin do t’jua japė Biri i njeriut, sepse mbi tė Ati, domethėnė Perėndia vuri vulėn e tij” (Gjoni 6:27). “Dhe mos e trishtoni Frymėn e Shenjtė tė Perėndisė me tė cilėn u vulosėt pėr ditėn e shpengimit” (Efesianėve 4:30). Biri u vulos pėr shkak tė asaj qė Ai ėshtė. Ne jemi vulosur pėr shkak tė Jezusit dhe pozitės sonė nė Tė. Koha e vulosjes sė njė besimtari ėshtė kur ai pranon Krishtin si Shpėtimtarin e tij: “Nė tė edhe ju, pasi e dėgjuat fjalėn e sė vėrtetės, ungjillin e shpėtimit tuaj dhe pasi besuat, u vulosėt me Frymėn e Shenjtė tė premtimit” (Efesianėve 1:13).

                    (3) Vula. Vetė Fryma e Shenjtė ėshtė vula. Vula nuk sigurohet nėpėrmjet disa pėrvojave emocionale, por nėpėrmjet besimit nė Krishtin. “Dhe pasi besuat u vulosėt me Frymėn e Shenjtė tė premtimit” (Efesianėve 1:13).

                    (4) Kuptimi.

                             (a) Vula nėnkupton pronėsi. Nė qoftė se jemi tė vulosur, kemi vulėn e pronėsisė sė Perėndisė mbi ne. “Megjithatė themeli i fortė i Perėndisė qėndron i patundur dhe ka kėtė vulė. ‘Zoti i njeh tė vetėt’ dhe ‘Le t’i largohet paudhėsisė kushdo qė pėrmend emrin e Krishtit’” (2 Timoteut 2:19).

                             (b) Vula nėnkupton njėjtėsim. “Nė tė edhe ju, pasi e dėgjuat fjalėn e sė vėrtetės, ungjillin e shpėtimit tuaj dhe pasi besuat, u vulosėt me Frymėn e Shenjtė tė premtimit, i cili ėshtė kapari i trashėgimisė tonė, pėr shpengimin e plotė tė zotėrimit tė blerė, pėr lėvdim tė lavdisė sė tij” (Efesianėve 1:13-14).

                             (c) Vula nėnkupton siguri. Tek Zbulesa 7:4-8 janė 144 000 tė vulosur. Satani ėshtė i vulosur nė gropėn e pafund gjatė Mijėvjeēarit (Zbulesa 20:3). Libri i Zbulesės ka shtatė vula, tė cilat asnjė njeri nuk mund t’i hapė (Zbulesa 6-8). Ne, besimtarėt, jemi vulosur deri nė kohėn e shpengimit tonė (Efesianėve 1:13-14).

                             (d) Vula nėnkupton njė marrėveshje tė pėrfunduar. “E nėnshkrove aktin, e vulosa thirra dėshmitarėt dhe peshova paratė me peshore” (Jeremia 32:10). Vula e Frymės sė Shenjtė ėshtė ajo provė e ligjshme qė dėshmon se kemi hyrė nė punėn e mbaruar tė Krishtit.

                             (e) Vula nėnkupton vėrtetėsi. “Pastaj mori shenjėn e rrethprerjes, si vulė tė drejtėsisė pėr besimin qė kishte patur kur ishte akoma i parrethprerė, me qėllim qė tė ishte ati i tė gjithė atyre qė besojnė edhe se janė tė parrethprerė, me qėllim qė edhe atyre t’u numėrohet drejtėsia” (Romakėve 4:11). Shihni gjithashtu Ester 3:12.

                             (f) Vula nėnkupton pandryshueshmėri. “Ju vetė shkruani njė dekret nė favor tė judenjve nė emėr tė mbretit, si t’ju duket mė mirė dhe vuloseni me unazėn mbretėrore, sepse vendimi i shkruar nė emėr tė mbretit dhe i vulosur me unazėn mbretėrore ėshtė i prerė” (Ester 8:8).

                             (g) Vula nėnkupton vlerė. “E tėrė kjo a nuk ėshtė ruajtur vallė pranė meje, e vulosur nė thesaret e mia?” (Ligji i Pėrtėrirė 32:34).

                             (h) Vula nėnkupton njė shenjė. Vula linte gjithmonė shenjėn e saj mbi dyll. Nė qoftė se jemi vulosur me Frymėn, shenja e Tij duhet tė jetė mbi ne. “Ndėrron trajtė si argjila nėn vulė dhe shquhet si njė veshje” (Jobi 38:14). “Duke qenė manifestuar se jeni njė letėr e Krishtit, e hartuar me anė tė shėrbesės sonė dhe e shkruar jo me bojė, por me Frymėn e Perėndisė sė gjallė dhe jo mbi rrasa guri por mbi rrasa tė njė zemre mishi” (2 Korintasve 3:3).

          d. Kapari i Frymės. “I cili edhe na vulosi dhe na dha kaparin e Frymės nė zemrat tona” (2 Korintasve 1:22). Shihni gjithashtu edhe 2 Korintasve 5:5 dhe Efesianėve 1:13-14.

Kapari ėshtė njė emblemė qė flet pėr tė ardhmen. Ėshtė pagesa e pjesshme e asaj qė do tė paguhet plotėsisht nė tė ardhmen. Kur paguhen paratė e kaparit pėr njė copė toke, qė tė dy palėt janė tė lidhur. Kur Perėndia e vė kaparin e Tij, Ai ėshtė i lidhur me ne pėr gjithė kohėn dhe pėrjetėsinė. Fryma e Shenjtė ėshtė Kapari i Perėndisė pėr shpėtimin tonė. Besimtari nuk i ka marrė ende tė gjitha gjėrat qė ka pėr tė marrė. Ka edhe mė shumė pėrtej. Kjo, e lėkund me tė vėrtetė imagjinatėn. Nė qoftė se Fryma e Shenjtė, duke qenė Perėndi, ėshtė vetėm njė pjesė e asaj qė duhet tė marrim dhe, duke qenė se Perėndia ėshtė gjithēka, atėherė ēfarė ėshtė pjesa tjetėr?

Nė qoftė se paratė e kaparit i janė lėnė njė pjese toke dhe blerėsi nuk arrin ta plotėsojė marrėveshjen, ai do t’i humbasė paratė e kaparit. Perėndia na ka dhėnė Kaparin e Tij, Frymėn e Shenjtė. Nė qoftė se Ai do tė dėshtonte nė plotėsimin e shpėtimit tonė, Ai do tė humbiste Kaparin e Tij, por e dimė qė kjo ėshtė e pamundur. Kėshtu, kjo ėshtė njė garanci pėr shpėtimin tonė tė pėrjetshėm.

                    (1) Ilustrime tė kaparit.

                             (a) Dhuratat pėr Rebekėn (Zanafilla 24). Kėto dhurata ishin kapari i asaj qė do tė pasonte.

                             (b) Fruti i Kanaanit (Numrat 13). Fruti ishte kapari i asaj qė ishte premtuar, njė shije paraprake e trashėgimisė sė asaj qė do tė vinte mė pas.

                             (c) Dhuratat e Boazit (Ruth 2). Duajt e grurit, lėnė pėr Ruthin dhe jo vetėm pėr atė, ishin njė kapar i asaj qė Boazi do tė ofronte nė martesė.

                             (d) Frutat e para (Levitiku 23). Flijimi i tundur pėr Perėndinė ishte kapari i njeriut qė njė e dhjeta e tė korrave tė tij do t’i shkonte Perėndisė.

                    (2) Dhėnėsi i kaparit. Perėndia ėshtė Dhėnėsi! “Edhe ai qė na themelon neve bashkė me ju nė Krishtin dhe na vajosi ėshtė Perėndia, i cili edhe na vulosi dhe na dha kaparin e Frymės nė zemrat tona” (2 Korintasve 1:21-22).

                    (3) Pėrshkrimi i kaparit. Fryma e Shenjtė ėshtė kapari: “kaparin e Frymės” (2 Korintasve 1:22b).

                    (4) Vendi i kaparit. Ky vend gjendet nė zemrat tona, “kaparin e Frymės nė zemrat tona” (2 Korintasve 1:22b).

                    (5) Siguria e kaparit.

                             (a) Siguron ringjalljen tonė. “Dhe jo vetėm kaq, por edhe ne vetė qė kemi frytet e para tė Frymės, vajtojmė nė veten tonė, duke pritur flakėt birėrimin, shpengimin e trupit tonė” (Romakėve 8:23).

                             (b) Siguron trashėgiminė tonė. “Dhe nėse jemi bij, jemi trashėgimtarė, trashėgimtarė tė Perėndisė dhe bashkėtrashėgimtarė tė Krishtit, nėse vuajmė nė tė dhe lavdohemi nė tė” (Romakėve 8:17).

                             (c) Siguron lavdinė tonė. “Por ne duhet ta falenderojmė vazhdimisht Perėndinė pėr ju, o vėllezėr tė dashur nga Zoti, sepse Perėndia ju zgjodhi qė nė fillim pėr t’ju shpėtuar, me anė tė shenjtėrimit tė Frymės dhe tė besimit nė tė vėrtetėn; tek e cila ju thirri me anė tė ungjillit tonė, qė tė arrini tė merrni ladinė e Zotit tonė Jezus Krisht” (2 Thesalonikasve 2:13-14).

          e. Mbushja me Frymė. “Kėshtu tė gjithė u mbushėn me Frymėn e Shenjtė dhe filluan tė flasin nė gjuhė tė tjera, ashtu si Fryma e Shenjtė ua jepte tė shpreheshin”(Veprat 2:4). “Dhe, mbasi qenė lutur, vendi ku ishin mbledhur u drodh; dhe tė gjithė u mbushėn me Frymėn e Shenjtė dhe e shpallnin fjalėn e Perėndisė me ēiltėrsi” (Veprat 4:31). “Dhe mos u dehni me verė, nė tė cilėn ka shthurje, por mbushuni me Frymė”(Efesianėve 5:18). Mbushja me Frymėn ka tė bėjė me jetėn dhe punėn e tė krishterit, me anė tė sė cilės ai fuqizohet pėr tė bėrė atė qė ėshtė urdhėruar nga Zoti.

                    (1) Ēfarė? Ka shumė mendime pėr kuptimin e “mbushjes” me Frymė. Disa thonė se mbushja me Frymė ndodh kur njė njeri rilind. Besimtari e merr Frymėn e Shenjtė nė ēastin e kthimit tė tij, por kjo nuk ėshtė mbushja e Frymės, kjo ėshtė ripėrtėritja e Frymės (Titit 3:5). Tė tjerė propozojnė qė “mbushja me Frymė ėshtė ajo pėrvojė me anė tė sė cilės besimtari merr Frymėn e Shenjtė nė njė ēast pasi ėshtė shpėtuar”. Megjithatė Shkrimi thotė qė tė gjithė besimtarėt e kanė marrė Frymėn e Shenjtė: “Nė qoftė se ndokush nuk ka Frymėn e Krishtit, ai nuk i pėrket atij” (Romakėve 8:9).

Mbushja e Frymės mund tė jetė ngatėrruese pėr shumė njerėz, pėr shkak tė vetė fjalės “mbushje”. Ata mendojnė pėr mbushje materiale, si njė enė qė mbushet me ujė. Megjithatė Fryma nuk ėshtė njė gjė materiale, por njė Person. Ėshtė e vėrtetė qė njė enė gjysmėboshe mund tė mbushet me mė shumė ujė, por ėshtė e pamundur pėr besimtarin i cili e ka Frymėn, pėr tė marrė mė shumė nga Ai. Njė njeri nuk mund tė marrė mė shumė nga Perėndia, por Perėndia mund tė marrė mė shumė nga besimtari.

Besimtari e ka tashmė Frymėn, por ende merr urdhėr qė tė mbushet me Tė. Fryma e Shenjtė banon brenda besimtarit. Ai ėshtė i vulosur me Frymėn. Ai ėshtė pagėzuar me Frymėn dhe ėshtė ripėrtėrirė nga Fryma, por prapėseprapė merr urdhėr pėr t’u mbushur me Frymė. Ēfarė ėshtė “mbushja” me Frymė? Fjala mė e mirė ose mendimi mė i mirė pėr “mbushjen” ėshtė “kontrolli nga Fryma”, prandaj njė i krishterė duhet tė kontrollohet, tė zotėrohet dhe tė pushtohet nga Fryma e Shenjtė. Tani e dimė kuptimin e plotė tė shprehjes: “Nuk ėshtė ēėshtja se sa shumė nga Fryma e Shenjtė ka njė njeri, por sa shumė ky njeri zotėrohet nga Fryma e Shenjtė”.

                    (2) Si? A sigurohet kjo pėrvojė nėpėrmjet kėrkimit dhe lutjes? Nuk ka asnjė pjesė nė Fjalėn e Perėndisė ku tė thuhet qė njė person ėshtė lutur ndonjėherė pėr mbushjen me Frymė dhe ta ketė marrė atė. E gjitha ndodh nga dorėzimi tek Zoti. Kur ne i dorėzohemi krejt Atij, vullneti ynė vdes dhe vullneti i Tij ėshtė vullneti pėr jetėt tona. Ambiciet tona bien si hi nė kėmbėt tona. Disa mund tė pyesin: ēfarė ėshtė dorėzimi? Ėshtė akti me anė tė cilit besimtari e vė veten mbi altarin e Perėndisė: “Ecni nė dashuri, sikurse edhe Krishti na deshi dhe e dha veten e tij pėr ne, si ofertė e flijim Perėndisė, si njė parfum erėmirė” (Efesianėve 5:2). Flijimi, si njė parfum erėmirė pėr tė cilin flitet kėtu, ėshtė flijimi i vazhdueshėm qė digjet. Ėshtė ai flijim tė cilit nuk i mungonte kurrė njė qengj flijimi, sepse, kur njėri mbarohej, tjetri vihej nė vend tė tij menjėherė: njė nė mėngjes e njė nė darkė. Kjo ishte e vetmja mėnyrė se si mund tė ishte njė flijim i vazhdueshėm. Ky flijim i djegur nuk u themelua kurrė si njė flijim mėkati, por mė shumė si njė flijim lavdėrimi. Tė krishterit i kėrkohet tė japė veten e vet si njė flijim tė gjallė, njė flijim i vazhdueshėm qė digjet, duke shfaqur lavdėrimet e Atij qė e ka thirrur atė nga errėsira nė dritėn e Tij tė mrekullueshme (1 Pjetri 2:9).

                    (3) Kur? Kur e merr kontrollin Fryma e Shenjtė? Kur e kontrollon Ai besimtarin? Vetėm atėherė kur besimtari dorėzohet, kur dorėzohet krejt! A ka hapa tė veēantė qė duhet tė marrė njė njeri, me qėllim qė tė jetė dorėzuar? Jo. Cilat janė atėherė kushtet pėr dorėzim (nėnshtrim)? Njė nėnshtrim i plotė ndaj vullnetit tė Perėndisė! Pėr disa mund tė duhet vdekje nė vetvete, pėr tė tjerė bindje ndaj thirrjes sė Perėndisė dhe pėr disa tė tjerė braktisje e mėkatit tė njohur, etj. Ēfarėdo qė mund tė tė kushtojė pėr t’iu dorėzuar vullnetit tė Perėndisė. Ky ėshtė kushti!

                    (4) Pse? A duhet ta bėjė besimtari ndonjėherė kėtė pyetje? A ėshtė nevoja pėr “mbushjen” me Frymė? Ne pėrgjigjemi “po” pėr tė dy pyetjet. Disa tė krishterė nuk e kuptojnė qė ekziston “mbushja” e Frymės, dhe, si rrjedhim, janė tė pafuqishėm. Si shtesė ndaj urdhėrimit tė Perėndisė pėr t’u mbushur me Frymė, ne e kuptojmė qė “mbushja” ėshtė e domosdoshme pėr fuqi nė shėrbesė e nė jetė, jo pėr pėrfitime egoiste, por pėr lavdinė e Zotit Jezus Krisht dhe pėr fitimin e tė humburve pėr Krishtin.

                    (5) Po pastaj ēfarė? Njė anketė qė ėshtė bėrė me ata qė janė mbushur me tė vėrtetė me Frymėn ka dalė me kėto pėrfundime:

                             (a) Ata do ta pasqyrojnė (shfaqin) Krishtin.

                             (b) Ata do ta bindin botėn.

                             (c) Ata do ta duan botėn.

                             (d) Ata do tė mbushen me fuqi.

                             (e) Ata do tė jenė plot jetė.


Krahasim i Pagėzimit me Mbushjen

Pagėzimi i Frymės

Mbushja e Frymės

1. Ka tė bėjė me trupin.

1. Ka tė bėjė me individin.

2. Pagėzimi ėshtė i jashtėm.

2. Mbushja ėshtė e brendshme.

3. Ēdo besimtar pagėzohet me Frymėn.

3. Njė besimtar mund tė jetė ose jo i mbushur me Frymėn.

4. Asnjė besimtar nuk ėshtė i nxitur ndonjėherė pėr t’u pagėzuar me Frymėn.

4. Tė gjithė besimatrėt nxiten tė mbushen me Frymėn.

5. Njė punė fillestare nė kohėn e shpėtimit.

5. Njė njeri mund tė mbushet me Frymėn disa vite pas shpėtimit tė tij.

6. Besimtari pagėzohet vetėm njė herė.

6. Besimtari mund tė mbushet disa herė.

7. Asnjė besimtar nuk u pagėzua para Rrėshajve. Pagėzimi i vendos besimtarėt nė Trup.

7. Disa besimtarė u mbushėn me Frymė para Rrėshajve. Mbushja ėshtė e domosdoshme pėr shėrbesė.

          f. Fryti i Frymės. “Por fryti i Frymės ėshtė: dashuria, gėzimi, paqja, durimi, mirėdashja, mirėsia, besimi, zemėrbutėsia, vetėkontrolli. Kundėr kėtyre gjėrave nuk ka ligj”(Galatasve 5:22-23). Fryti i Frymės ėshtė karakteri i vėrtetė i krishterė. Ju vini re qė fjala “fryt” ėshtė njėjės. Dikush e ka paraqitur kėtė pjesė tė Shkrimit nė kėtė mėnyrė: “Fryti i Frymės ėshtė dashuria: gėzimi, paqja, durimi, mirėdashja, mirėsia, besimi, zemėrbutėsia dhe vetkontrolli; kundėr kėtyre gjėrave nuk ka ligj”. Jeta e Zotit tonė ėshtė shembulli mė i mirė i frytit tė Frymės. Fryti gjithmonė vjen nga jeta brenda. Kur nė kohėn e Krishtlindjes shohim mollė dhe portokalle nė njė nga pemėt e Krishtlindjes, e dimė qė ato janė tė lidhura nė atė pemė. Nuk nevojitet t’i lidhėsh mollėt nė degė, ato rriten aty nė mėnyrė natyrore. Ka shumė fe shoqėrore qė nė mėnyrė figurative janė duke lidhur mollė dhe portokalle nė pemėn e Krishtlindjes. Ato bėjnė sikur japin fryt, por nuk kanė jetė fare pėrbrenda, sepse nuk e kanė Frymėn; prandaj janė tė perėndishme vetėm nė dukje, por mohojnė fuqinė e Tij. Njė pemė nuk punon pėr tė prodhuar mollė, ajo vetėm jep. E njėjta gjė ėshtė e vėrtetė edhe me tė krishterin. Ai nuk e jep frytin e Frymės me anė tė punės sė tij, por thjeshtė me nėnshtrim.

                    (1) Fryti nė lidhje me individin: Dashuria, gėzimi, paqja.

                    (2) Fryti nė lidhje me njeriun: Durimi, mirėdashja, mirėsia.

                    (3) Fryti nė lidhje me Perėndinė: Besimi, zemėrbutėsia, vetkontrolli.

          g. Ecja nė Frymė. “Dhe unė them: Ecni sipas Frymės dhe nuk do t’i pėrmbushni dėshirat e mishit”(Galatasve 5:16). Njė mėnyrė tjetėr pėr ta thėnė kėtė ėshtė: “Me anė tė Frymės, ecni vazhdimisht”. Fryma do tė ecė. Njė shembull i vjetėr ėshtė ky: personi qė ėshtė brenda kostumit, ecėn. Kostumi ėshtė vetėm pėr t’u varur. Nuk duhet tė kemi njė vullnet tonin, por ashtu si kostumi, edhe ne duhet tė varemi. Kudo qė shkon Fryma, shkojmė edhe ne. Vullneti i Frymės ėshtė vullneti ynė.

          h. Ripėrtėritja e Frymės. “Ai na shpėtoi jo me anė tė veprave tė drejta qė ne bėmė, por sipas mėshirės sė tij, me anė tė larjes sė rilindjes dhe tė ripėrtėritjes sė Frymės sė Shenjtė” (Titit 3:5). Kjo ka lidhje me fuqizimin e pėrditshėm tė Frymės pėr tė bėrė njė jetė tė krishterė fitimtare. Ne nuk arrijmė kurrė njė kohė tė vetėplotėsisė.

          i. Fuqizimi i Frymės. Pali lutet qė Perėndia mund t’u japė efesianėve, “sipas pasurisė sė lavdisė sė vet, tė forcoheni me fuqi nėpėrmjet Frymės sė tij nė njeriun e pėrbrendshėm” (Efesianėve 3:16). Shenjtorėt kanė dėshmuar pėr tė vėrtetėn e kėtij Shkrimi.

          j. Mbjellja e Frymės. “Mos u gėnjeni: Perėndia nuk vihet dot nė lojė, sepse ē’tė mbjellė njeriu, atė edhe do tė korrė. Sepse ai qė mbjell pėr mish tė tij, do tė korrė nga mishi i tij prishje, por ai qė mbjell pėr Frymė, do tė korrė nga Fryma jetė tė pėrjetshme” (Galatasve 6:7-8). Kėto vargje nuk u janė drejtuar tė pashpėtuarve, por tė krishterėve. Tė krishterėt mund tė mbjellin nė mish, ēka do tė thotė qė mund tė jetojnė nė mėkat, megjithatė koha e korrjes do tė vijė.

          k. Udhėheqja e Frymės. “Sepse tė gjithė ata qė udhėhiqen nga Fryma e Perėndisė janė bij tė Perėndisė” (Romakėve 8:14). Disa e interpretojnė kėtė kėshtu: “Ata qė e kėrkojnė Frymėn pėr kėshillė nė vendimet e tyre tė jetės, janė tė siguruar qė janė bijtė e Perėndisė”. Me tė vėrtetė, ėshtė njė bekim qė tė kėrkojmė dhe tė marrim nga Fryma e Shenjtė vullnetin e Tij nė vendimet tona, por kjo nuk ėshtė ajo me tė cilėn lidhet Shkrimi i Shenjtė. Udhėheqja e Frymės i drejtohet udhėrrėfimit tė Tij pėr tė krishterin nė rrugėn e lavdisė.

Shqetėsimi mund tė na bjerė dhe Satani mund tė na kundėrshtojė,

Perėndia i udhėheq fėmijėt e Tij tė dashur,

Me hir mund tė luftojmė, tė gjithė armiqtė mund t’i shkatėrrojmė,

Perėndia i udhėheq fėmijėt e Tij tė dashur.

Disa pėrmes ujėrash, disa pėrmes pėrmbytjesh,

Disa pėrmes zjarrit, por tė gjithė pėrmes gjakut,

Disa pėrmes pikėllimit, por Perėndia u jep kėngė,

Gjatė natės dhe gjatė gjithė ditės gjithashtu.[2][3]

          l. Shenjtėrimi i Frymės. “Tė zgjedhurve sipas paranjohjes sė Perėndisė, Atit, me anė tė shenjtėrimit tė Frymės, pėr t’u bindur dhe pėr t’u spėrkatur me gjakun e Jezus Krishtit; hiri dhe paqja u shtoftė mbi ju”(1 Pjetri 1: 2).

          m. Ndihma e Frymės. “E di nė fakt, se kjo do tė dalė pėr shpėtimin tim, me anė tė lutjes suaj dhe me ndihmėn e Frymės sė Jezus Krishtit”(Filipianėve 1:19).

          n. Dhuntitė e Frymės.

                    (1) Numėrimi i dhuntive. “Edhe pėr sa u pėrket dhuntive frymėrore, o vėllezėr, nuk dua tė jeni tė paditur … dikujt, pra, i jepet, me anė tė Frymės, fjalė diturie; njė tjetri, sipas tė po atij Frymė, fjalė njohurie; njė tjetri besim, nga po ai Frymė; njė tjetri dhuntitė e shėrimeve, nėpėrmjet po atij Frymė; njė tjetri pushtet pėr tė kryer veprime tė fuqishme; njė tjetri profeci; njė tjetri tė dallojė frymėrat; njė tjetri larmi gjuhėsh; njė tjetri interpretimi i gjuhėve. Dhe tė gjitha kėto i bėn i njėjti dhe i vetmi Frymė, duke i ndarė gjithsecilit dhunti veē e veē ashtu si do vetė”(1 Korintasve 12:1, 8-11).

                    (2) Dhėnia e dhuntive. Gjėja e parė qė do tė donim tė theksonim, ėshtė qė dhuntitė nuk i janė dhėnė njeriut pėr shkak tė dėshirave dhe lutjeve tė tij, por sipas vullnetit tė Frymės: “duke i ndarė gjithsecilit dhunti veē e veē ashtu si do vetė”. Gjėja tjetėr pėr tė cilėn do tė kėrkonim vėmendje ėshtė qė dhuntitė u dhanė, me qėllim qė tė vėrtetonin thėniet e Krishtit dhe tė dishepujve tė Tij, qė Jezusi ishte me tė vėrtetė Biri i Perėndisė dhe qė dispensacionit tė vjetėr tė ligjit i kishte ardhur fundi dhe koha e hirit kishte filluar. “Si do tė shpėtojmė ne, nėqoftėse e lėmė pas dore njė shpėtim kaq tė madh? Ky shpėtim, si u shpall nė fillim prej Perėndisė, u vėrtetua ndėr ne nga ata qė e dėgjuan, ndėrsa Perėndia dėshmonte pėr tė me anė shenjash e mrekullish, me vepra tė ndryshme tė fuqishme dhe me dhurata tė Shpirtit tė Shenjtė, sipas vullnetit tė tij” (Hebrenjve 2:3-4). Sigurisht qė ishte nevoja qė Perėndia ta vėrtetonte kėtė mėsim tė ri qė u fillua nga vetė Zoti, pėrderisa njerėzit kishin qenė nėn traditat e ligjit pėr mė shumė se 1400 vjet dhe, pėr pasojė, ishte e vėshtirė pėr ta qė tė kuptonin se Perėndia kishte kryer punė me Besėlidhjen e Vjetėr dhe kishte themeluar tė Renė. Pėrveē kėsaj, nuk kishte ende ndonjė libėr tė Dhiatės sė Re tė shkruar. Sė fundi, theksojmė faktin qė asnjė besimtar nuk i merr tė gjitha dhuntitė. “Dhe Perėndia i vuri disa nė kishė, sė pari apostuj, sė dyti profetė, sė treti mėsues; pastaj vepra tė fuqishme; pastaj dhuntitė e shėrimit, tė ndihmės e tė qeverisjes dhe tė larmive tė gjuhėve. A janė vallė tė gjithė apostuj? Janė tė gjithė profetė? Janė tė gjithė mėsues? A kanė tė gjithė dhuntinė e veprave tė fuqishme? A kanė tė gjithė dhuntitė e shėrimeve? A flasin tė gjithė gjuhė tė ndryshme? A interpretojnė tė gjithė?” (1 Korintasve 12:28-30). Pėrgjigjja ėshtė jo.

                    (3) Shfrytėzimi i dhuntive. Si duhej tė pėrdoreshin kėto dhunti? 1 Korintasve 13 e thotė qartė qė ato duhet tė nxiten nga dashuria. Pali, me frymėzimin e Frymės sė Shenjtė, thotė qė, nėse ai do tė kishte tė gjitha dhuntitė dhe nuk do tė kishte dashuri, nuk do tė ishte asgjė, jeta e tij do tė ishte e pafryt dhe shpėrblimi i tij njė hiē.

Disa mund tė pyesin: “A ėshtė dhuntia e gjuhėve pėr sot? A nuk thotė Bibla: ‘Mos i ndaloni tė flasin nė gjuhėra’”? Me kėtė temė do tė merremi mė gjerėsisht mė tutje; megjithatė diēka mund tė thuhet pėr tė edhe kėtu.

1 Korintasve 14:39 thekson qartė: “Prandaj, o vėllezėr tė mi, kėrkoni me zemėr tė zjarrtė tė profetizoni dhe mos ndaloni tė flasin nė gjuhėra”. Por, nėse kapitulli 14 duhet tė pėrdoret si njė leje pėr tė folur nė gjuhė tė ndryshme, atėherė ata qė flasin “nė gjuhė tė panjohura”, duhet tė drejtohen nga i njėjti kapitull pėr pėrdorimin e kėsaj dhuntie. A duhet lejuar, atėherė, njė njeri qė tė flasė nė disa gjuhė nė njė shėrbesė kishe? Sigurisht, nė qoftė se bėhet sipas 1 Korintasve 14: “Nėse ndonjė flet nė gjuhė tjetėr, le tė bėhet kjo nga dy a mė tė shumtėn tre vetė dhe njeri pas tjetrit, dhe njė le tė interpretojė. Por, nėse nuk ka interpretues, le tė heshtė nė kishė dhe le tė flasė me veten e tij dhe me Perėndinė” (1 Korintasve 14:27-28). Kurdo qė pėrdoret dhuntia e gjuhėve, vetėm dy ose, mė sė shumti tre, mund tė flasin nė njė shėrbesė. Ky rregull do tė pėrjashtonte shumė gjėra nga e ashtuquajtura “lėvizje e gjuhėve” sot. Ēėshtja tjetėr ėshtė se tė folurit duhet tė jetė “me radhė”, njėri pas tjetrit. Kjo do tė kufizonte edhe mė shumė nga lėvizja e gjuhėve, sepse nganjėherė llogaritet qė edhe dhjetra, edhe qindra dalin qė tė flasin nė tė njėjtėn kohė. Shkrimet thonė, gjithashtu, qė, nė qoftė se nuk ka njė interpretues, le tė mos ketė fare tė folur nė gjuhė tė ndryshme. Edhe mė shumė do tė ishte eleminuar, nėse kjo do tė ishte ndjekur. Mė sė fundi: “Gratė tuaja tė heshtin nė kishė” (1 Korintasve 14:34). Praktikisht kjo i jep fund gjithė lėvizjes sė gjuhėve, sepse shumica e atyre qė marrin pjesė, janė gra.

Shumė rebelojnė ndaj kėtij vargu, duke thėnė qė nuk ka lidhje me “gjuhėt”, por, nė qoftė se ky varg nuk flet pėr “gjuhėt”, atėherė pėrfshin ēdo gjė, madje edhe gjuhėt, pėrderisa thotė qė gratė duhet “tė heshtin nė kishė”. Megjithatė, kjo ka tė bėjė vetėm me gjuhėt, sepse pjesė tė tjera tė po kėtij libri tė 1 Korintasve e lejojnė njė grua tė flasė ose tė lutet nė kishė. “Edhe ēdo grua, qė lutet ose profetizon kokėzbuluar, turpėron kryet e saj, sepse ėshtė njėlloj sikur tė ishte e rruar”(1 Korintasve 11:5). Fjala “profetizon” do tė thotė tė shpallėsh, tė tregosh; kėshtu, njė grua lejohet qė tė “shpallė” Fjalėn e Perėndisė pėrpara fėmijėve ose grave nė “shkollėn e sė dielės”, nė korin e kishės, etj., veēse tė mos “pėrdorė pushtet mbi burrin” me anė tė mėsimit (1 Timoteu 2:12).

                    (4) Mbajtja e dhuntive. A ėshtė e mundur qė Perėndia i mban disa nga dhuntitė, tė cilat Ai i dha nė fillim, qė tė mos ua japė besimtarėve sot? Jo vetėm qė ėshtė e mundshme, por edhe e sigurt. Nė 1 Korintasve 13, Fryma e Shenjtė thekson: “Dashuria nuk ligshtohet kurrė; por profecitė shfuqizohen, gjuhėt pushojnė dhe njohuria do tė shfuqizohet, sepse ne njohim pjesėrisht dhe profetizojmė pjesėrisht. Por, kur tė vijė pėrsosmėria, atėherė ajo qė ėshtė e pjesshme, do tė shfuqizohet” (vargjet 8-10). Mbani mend qė 1 Korintasve 13 po flet pėr “dhuntitė” e Frymės dhe, kur thotė qė profecitė do tė shfuqizohen, nuk do tė thotė qė disa nga profecitė e treguara nga njerėz tė Perėndisė, tė regjistruara nė Bibėl, do tė dėshtojnė pėrmbushjen e tyre. Kjo do tė thotė qė dhuntia e profecisė do tė hiqet njė ditė. Kur thotė qė “gjuhėt do tė pushojnė”, nuk do tė thotė qė nė njė tė ardhme tė gjitha gjuhėt do tė pushojnė, por qė dhuntia e gjuhėve do tė hiqet. Kur thotė qė “njohuria do tė shfuqizohet”, nuk do tė thotė qė do tė vijė njė kohė kur njohuria nuk do tė jetė mė, por qė dhuntia e njohurisė do tė hiqet. Kur do tė hiqen dhuntitė e profecisė, tė gjuhėve dhe tė njohurisė? Kur “tė vijė pėrsosmėria”. Vargjet e mėsipėrme nuk flasin pėr ardhjen e dytė tė Krishtit, por mė tepėr pėr kohėn kur jepet zbulesa e plotė e Fjalės sė Perėndisė. A e kemi zbulesėn e plotė tė Perėndisė sot? Po. Kur apostulli Gjon shkroi: “Hiri i Zotit Jezus Krisht qoftė me ju tė gjithė. Amen” (Zbulesa 22:21), zbulesa e plotė e Perėndisė u plotėsua.  Ajo qė ishte e pėrsosur, kishte ardhur. Prandaj, pėrderisa kemi zbulesėn e plotė, dhuntitė e profecisė, tė gjuhėve dhe tė njohurisė janė shfuqizuar, pra, janė hequr. Ato nuk janė pėr sot.

Duke u kthyer tek Efesianėve 4:11, lexojmė: “Dhe ai vetė i dha disa si apostuj, tė tjerė si profetė, tė tjerė si ungjilltarė dhe tė tjerė si barinj e mėsues”. Vėmė re nė kėtė zbulesė tė mėvonshme qė asnjė dhunti mrekullish nuk ėshtė e radhitur kėtu, siē ishin tė radhitura nė 1 Korintasve 12-14. Nuk ka mė nevojė pėr dhuntitė e mrekullive, sepse ne kemi zbulesėn e plotė tė Perėndisė. Njė bir i Perėndisė bekohet mė shumė duke pasur zbulesėn e plotė tė Perėndisė sesa tė kishte tė gjitha dhuntitė ēudibėrėse.

Disa kanė thėnė qė ne kemi nevojė pėr kėto dhunti pėr shenja tė “mbushjes” sė Frymės. Ėshtė e vėrtetė qė Perėndia i dha kėto dhunti mrekullish pėr shenja, megjithatė jo pėr “mbushjen” e Frymės, por pėr vėrtetimin e apostullimit tė Palit (2 Korintasve 12:12), vėrtetimin e Palit ndaj joēifutėve (Romakėve 15:18-19), vėrtetimin e shpėtimit nėpėrmjet Krishtit (Hebrenjve 2:3-4) dhe pėr vėrtetimin e Fjalės (Marku 16:20). A kemi nevojė pėr kėto dhunti pėr tė vėrtetuar Fjalėn sot, Ungjillin dhe apostullin Pal? Dy mijė vjetėt e historisė sė kishės i kanė vėrtetuar kėto gjėra.

                    (5) Pjesa tjetėr e dhuntive. “Tani, pra, kėto tri gjėra mbeten: besimi, shpresa dhe dashuria; por mė e madhja nga kėto ėshtė dashuria” (1 Korintasve 13:13). Kėto tri gjėra zotėrohen nga ēdo i krishterė, i cili, duke qenė i kontrolluar nga Fryma e Shenjtė, duhet t’i pėrdorė ato.

          o. Dėshmia e Frymės. “Vetė Fryma i dėshmon frymės sonė se ne jemi bij tė Perėndisė” (Romakėve 8:16). Ligji thekson qė nė gojėn e dy dėshmitarėve e vėrteta do tė shpallet. Kėshtu, kemi dy dėshmitarė tė cilėt shpallin qė ne jemi fėmijėt e Perėndisė. Ata janė Fryma e Shenjtė dhe fryma jonė. Si dėshmon Fryma e Shenjtė pėr shpėtimin tonė? Nėpėrmjet Fjalės. Si dėshmon fryma jonė? Me anė tė ndjenjave, apo me anė tė ndėrgjegjes? Jo. Ndjenjat janė mashtruese. Fryma jonė dėshmon me anė tė besimit nė Fjalėn e Perėndisė. Fjala e Perėndisė shpall shpėtimin tonė kur ne besojmė Krishtin. Kjo ėshtė ajo qė ne besojmė. Prandaj Fryma dėshmon “sė bashku me” frymėn tonė.

          p. Vajosja e Frymės. “Por ju keni vajosjen nga i Shenjti dhe dini ēdo gjė … Dhe, sa pėr ju, vajosja qė keni marrė prej tij qėndron nė ju dhe nuk keni nevojė qė ndokush t’ju mėsojė; por, duke qenė se vajosja e tij ju mėson ēdo gjė dhe ėshtė e vėrtetė e nuk ėshtė gėnjeshtėr, qėndroni nė tė ashtu sikurse ju mėsoi.” (1 Gjoni 2:20, 27). “Vajosja” nė Shkrime qoftė nė Dhiatėn e Vjetėr, qoftė nė Dhiatėn e Re ishte pėr njė shėrbesė. Mbretėr dhe priftėrinj u vajosen pėr shėrbimet e tyre tė veēanta. Krishti u vajos (Veprat 10:38). Vetė emri “Krisht” do tė thotė i vajosuri. Ai ishte Profeti i vajosur (pėr tė kaluarėn), Prift (pėr tė tashmen) dhe Mbret (pėr tė ardhmen). Besimtari nė Krishtin merr vajosjen e Tij pėr shėrbesė kur rilindet: “keni marrė”. Vajosja e Frymės nuk ėshtė pėr njė numėr tė vogėl njerėzish tė hatėruar. Tė gjithė besimtarėt janė tė vajosur: “[ju] keni marrė”. Vajosja e Frymės ėshtė njėherė e pėrgjithmonė: “banon nė ju”. Nuk ka asnjė vend nė Shkrime ku njė njeri merr njė “vajosje tė re”. Fetė e rreme mund tė pėrpiqen tė largohen nga Krishti dhe nga besimi juaj nė Tė, por ju, duke i dėgjuar nxitjet e tyre, mos u dorėzoni, sepse keni vajosjen e Frymės “dhe nuk keni nevojė qė ndonjė njeri t’ju mėsojė ju”.

          q. Adhurimi nė Frymė. “Sepse rrethprerja e vėrtetė jemi ne, qė i shėrbejmė Perėndisė nė Frymė dhe qė mburremi nė Krishtin Jezus pa besuar nė mish” (Filipianėve 3:3). I vetmi adhurim i pranuar nga Perėndia duhet tė jetė i frymėzuar nga Fryma. Njė njeri nuk e adhuron atė me duar, kėmbė apo buzė, por nė Frymė nėpėrmjet duarve, kėmbėve dhe buzėve.

          r. Bashkėsia e Frymės. “Hiri i Zotit Jezus Krisht, dashuria e Perėndisė dhe bashkėsia e Frymės sė Shenjtė qofshin me ju tė gjithė” (2 Korintasve 13:13-14). Fjala “bashkėsi” nė kėtė rast mund tė pėrkthehet mė mirė si miqėsi, partneritet. Kėshtu qė “bashkėsi” do tė thotė pjesėmarrje dhe ndarje. Fryma e Shenjtė dhe tė krishterėt kanė njė gjė tė pėrbashkėt: Jezus Krishtin!

          s. Lutja nė Frymė. “Kėshtu, pra, edhe Fryma na ndihmon nė dobėsitė tona, sepse ne nuk dimė ēfarė tė kėrkojmė nė lutjet tona, sikurse duhet; por vetė Fryma ndėrhyn pėr ne me psherėtima tė patregueshme. Dhe ai qė heton zemrat e di cila ėshtė mendja e Frymės, sepse ai ndėrhyn pėr shenjtorėt, sipas Perėndisė” (Romakėve 8:26-27). A ėshtė gabim t’i lutemi Frymės sė Shenjtė? Nuk ka asnjė vend nė Shkrimin e Shenjtė qė na urdhėron tė bėjmė njė gjė tė tillė, por pėrsėri Ai ėshtė njė anėtar i Hyjnisė; kur ne i lutemi Perėndisė, i lutemi Atij.

          t. Beteja e Frymės. “Sepse mishi ka dėshira kundėr Frymės, dhe Fryma ka dėshira kundėr mishit dhe kėto janė tė kundėrta me njėra-tjetrėn, qė ju tė mos bėni ato qė dėshironi” (Galatasve 5:17).

          u. Mėsimi i Frymės. “Po Perėndia na i ka zbuluar me anė tė Frymės sė tij, sepse Fryma heton ēdo gjė, edhe tė thellat e Perėndisė” (1 Korintasve 2:10). Fryma e Shenjtė ua shfaq Fjalėn e Tij vetėm tė krishterėve tė rilindur dhe jo atyre qė janė jashtė trupit tė Krishtit. Njeriu pa Frymėn e Perėndisė nuk mund tė mėsojė besimin e Perėndisė.

5. Fryma e Shenjtė dhe Shkrimet.

          a. Frymėzimi. “I gjithė Shkrimi ėshtė i frymėzuar nga Perėndia” (2 Timoteut 3:16a). Kuptimi i plotė i fjalės “frymėzim” ėshtė Perėndia hukati. Asnjė profeci nuk ėshtė aftėsi krijuese individuale e njeriut. Ne besojmė nė frymėzimin fjalė pėr fjalė tė Fjalės sė Perėndisė. Jo vetėm mendimet, por edhe fjalėt janė tė frymėzuara, siē janė nga Perėndia nė origjinal. Disa mund tė pyesin: “A nuk pėrdori Perėndia instrumente njerėzore?” Po, por pėrdorimi i instrumenteve njerėzore nuk e bėn tė mos jetė Fjala e Perėndisė. Kur ju lexoni Pentateukun (librat e ligjit), nuk lexoni fjalėt e Moisiut, por lexoni fjalėt e Perėndisė. Shihni 1 Korintasve 2:12-13, 10:11, Romakėve 4:20-25 dhe 15:4.

          b. Ndriēimi. Mėnyra mė e mirė pėr tė studiuar Librin, ėshtė tė njohėsh Autorin. Pėrkthyesi mė i mirė i Librit ėshtė shkrimtari, Fryma e Shenjtė. Ashtu si Zoti Jezus ua bėri tė njohura Shkrimet dishepujve, kėshtu do tė bėjė edhe Fryma e Shenjtė pėr ne nė ditėt tona (1 Korintasve 2:9-14).

6. Fryma e Shenjtė dhe mėkatet.

          a. Trishtimi i Frymės. “Dhe mos e trishtoni Frymėn e Shenjtė tė Perėndisė, me tė cilin u vulosėt pėr ditėn e shpengimit” (Efesianėve 4:30). Fjala “trishtim” ka tė bėjė me dashurinė. Njerėzit qė nuk ju duan, nuk do tė trishtohen kurrė pėr ju. Fryma e Shenjtė trishtohet pėr ne, prandaj Ai duhet tė na dojė.

          b. Mashtrimi i Frymės. “Por Pjetri i tha: ‘Anania, pse Satani ta mbushi zemrėn qė tė gėnjesh Frymėn e Shenjtė dhe tė mbash njė pjesė tė ēmimit tė arės?’” (Veprat 5:3). Anania gėnjeu Kishėn, tempullin e Frymės sė Shenjtė. Ne, gjithashtu, mund ta gėnjejmė Frymėn e Shenjtė. Ne mund tė kėndojmė njė gėnjeshtėr. Nganjėherė, nė takime emocionale, njerėzit ia kushtojnė jetėn e tyre ndonjė shėrbese tė veēantė, por shumė shpejt ata e lėnė pas dore kėtė vendim. Kjo ėshtė mashtrim ndaj Frymės sė Shenjtė.

          c. Shuarja e Frymės. “Mos e shuani Frymėn” (1 Thesalonikasve 5:19). Tė “shuash” do tė thotė tė fikėsh. Njė njeri mund tė shuajė dhuntitė e Frymės dhe mund tė shuajė Frymėn tek tė tjerėt, duke i ndaluar tė mos pėrdorin dhuntitė e Frymės sė Shenjtė.

          d. Kundėrshtimi i Frymės. “Ju gjithnjė e kundėrshtoni Frymėn e Shenjtė” (Veprat 7:51).

          e. Fyerja e Frymės. “Ē’dėnim mė tė keq meriton, sipas mendimit tuaj, ai qė ka shkelur me kėmbė Birin e Perėndisė dhe e ka konsideruar profan gjakun e Besėlidhjes me tė cilin u shenjtėrua, dhe ka fyer Frymėn e hirit?” (Hebrenjve 10:29).

          f. Blasfemia kundėr Frymės. Ky ėshtė i ashtuquajturi “mėkat i pafalshėm” qė gjendet tek Mateu 12:31-32 dhe Mark 3:29-30. Nė qoftė se hiri i Perėndisė, qė do tė falė gjithė mėkatet e njerėzisė, nuk do tė falė kėtė, duhet tė jetė njė mėkat i pazakonshėm. Vrasja nuk ėshtė mėkat i pafalshėm. Mosbesimi nuk ėshtė mėkat i pafalshėm. Ku do tė ishim ne, po tė ishte kjo e vėrtetė? Kundėrshtimi i Jezus Krishtit nuk ėshtė mėkat i pafalshėm, megjithatė njeriu qė e kundėrshton Krishtin dhe vdes, nė tė vėrtetė, ėshtė i humbur. Fryma nuk do tė luftojė me njeriun pas vdekjes. Kundėrshtimi i tij i fundit nuk ėshtė i pafalshėm, por i pafalur.

Lexuesi duhet tė bėjė dallimin mes kėtyre fjalėve:

          I Pafalur/I Pafalshėm

          I Pashpėtuar/I Pashpėtueshėm

Unė besoj qė blasfemia kundėr Frymės, qė disa e emėrtojnė “e pafalshme”, ishte njė mėkat i asaj kohe (dispensacioni), i kufizuar pėr tridhjetė e tre vitet e qėndrimit tė Krishtit nė tokė. Nė kohėn e sotme, nuk ka mėkatarė nė listėn e zezė tė Perėndisė. Perėndia nuk ka dėrguar kurrė njė njeri tė shkojė dhe tė predikojė mesazhin qė janė disa njerėz qė Ai nuk do t’i falė.

A ėshtė shpėtuar ndonjė qė e ka kryer kėtė blasfemi? Po, Apostulli Pal, “qė mė parė isha blasfemues, pėrndjekės dhe i dhunshėm; por m’u dha mėshira, sepse i bėra nga padija, nė mosbesimin tim; Por prandaj u mėshirova, qė Jezus Krishti tė tregojė mė pėrpara nė mua gjithė zemėrgjerėsinė, pėr tė qenė shembull pėr ata qė do tė besojnė nė tė pėr jetė tė pėrjetshme” (1 Timoteut 1:13, 16). Fjala “flet” tek Mateu 12:32 dhe Marku 3:30 ėshtė ēelėsi pėr interpretimin e saktė.

7. Simbolet e Frymės sė Shenjtė.

          a. Pėllumbi. “Dhe Gjoni dėshmoi duke thėnė: ‘E pashė Frymėn duke zbritur nga qielli si njė pėllumb dhe ndenji mbi tė’” (Gjoni 1:32). Mbi asnjė tjetėr nuk zbriti Fryma nė kėtė mėnyrė. Nė Zanafilla 1:2 Fryma e Shenjtė ėshtė e paraqitur duke lėvizur mbi sipėrfaqen e ujėrave, si njė pėllumbeshė qė ngroh vezėt e saj. Pėllumbi ėshtė njė shpend i butė dhe i pastėr. Kėshtu janė edhe ata qė janė tė Frymės. “I pastėr (i butė) si pėllumb” (Mateu 10:16). Dhe me tė vėrtetė, pėllumbi ėshtė simbol i Frymės sė Shenjtė. Shkrimi na e paraqet zemėrimin e Birit, por asnjėherė zemėrimin e Frymės.

          b. Uji. “Sepse unė do tė derdh ujė mbi atė qė ka etje dhe rrėke mbi tokėn e thatė; do tė derdh Frymėn time mbi pasardhėsit e tu dhe bekimin tim mbi trashėgimtarėt e tu” (Isaia 44:3). Shihni gjithashtu Gjoni 7:38-39. Sa vlerė ka uji pėr buzėt e zhuritura, sa i mirė ėshtė shiu pėr tokėn e zhuritur, ashtu ėshtė edhe Fryma pėr individin. Nuk ka asgjė qė e shuan etjen mė mirė sesa uji dhe nuk ka asgjė qė e kėnaq pritjen e zemrės sa Fryma e Shenjtė.

          c. Vaji. “Atėherė Samueli mori bririn e vajit dhe e vajosi para vėllezėrve tė tij; qė nga ajo ditė Fryma e Zotit zbriti te Davidi. Pastaj Samueli u ngrit dhe shkoi nė Ramah” (1 Samueli 16:13). Shihni gjithashtu Isaia 61:1 dhe Veprat 10:38. Kur prifti lyhej me vaj, sė pari, vajosej veshi i tij, sepse ai duhej qė tė dėgjonte gjithmonė Fjalėn e Perėndisė; mandej vajosej gishti i madh i tij, sepse veprimet e tij duhej tė ishin pėr lavdinė e Perėndisė; dhe mė pas, gishti i madh i kėmbės sė tij sepse ai duhej tė ecte me Perėndinė.

          d. Era. “Atėherė ai mė tha: Profetizoji frymės, profetizo bir njeriu dhe i thuaj frymės: Kėshtu thotė Zoti, Zoti: Frymė, eja nga tė katėr erėrat dhe fryj mbi kėta tė vrarė, qė tė jetojnė … Do tė shtie te ju Frymėn tim dhe ju do tė jetoni, dhe do t’ju ēoj nė tokėn tuaj; atėherė do tė pranoni qė unė, Zoti, fola dhe e kam kryer kėtė gjė, thotė Zoti” (Ezekieli 37:9, 14). Shihni edhe Gjoni 3:3-8. Era shėnon veprimtari. Ju nuk mund ta shihni erėn, por megjithatė ajo ėshtė e fuqishme. Ajo qė duket, nuk ėshtė kufiri i veprimit. Era flet gjithashtu pėr “pastrimin” (Job 37:21).

          e. Zjarri. “Dhe atyre u dukėn gjuhė, si prej zjarri, tė cilat ndaheshin dhe zinin vend mbi secilin prej tyre.” (Veprat 2:3). Zjarri nėnkupton Frymėn e Perėndisė. Ėshtė zjarri ai qė pastron, djeg, ngroh, provon, ndriēon dhe fuqizon. E njėjta gjė ėshtė edhe me Frymėn e Shenjtė.

          f. Veshja. “Por Fryma e Zotit depėrtoi te Gedeoni qė i ra borisė; dhe Abiezeritėt u thirrėn qė t’i shkonin pas” (Gjyqtarėt 6:34). Veshja flet pėr mburojėn. Fryma ėshtė Mburoja jonė.


[2] Dispensacion—njė periudhė kohore qė karakterizohet nga njė administrim i veēantė i Perėndisė (shėnim i pėrkthyesve).

[3] Fjalėt e njė himne amerikane, “God Leads His Dear Children Along” (strofa e dytė dhe kori), shkruar nga G.A. Young (shėnim i pėrkthyesve).


Kthehu tek faqja: Doktrinat e Biblės

pixelburg.gif (801 bytes)

Copyright © 2002  AlbKristian.com - Faqe tė Krishtera Shqiptare
Njė Projekt i Shėrbesės 'Shqiptarėt pėr Krishtin'.