Free Web Hosting by Netfirms
Web Hosting by Netfirms | Free Domain Names by Netfirms

AlbKristian.com - Faqe tė Krishtera Shqiptare

Kryefaqja


 

IV. Vdekja e Krishtit

Kryqi ėshtė e vėrteta themelore e Fjalės sė shfaqur tė Perėndisė. Me kryqin nuk kuptojmė drurin, por flijimin mbi atė dru. Ne shohim emblemat e Krishtit madje dhe Atė vetė tė kryqėzuar qė nga Zanafilla e nė gjithė Dhiatėn e vjetėr nė tėrėsi. E vetmja arsye pėr Betlehemin ėshtė Kalvari. Shpėtimi ynė varet mbi Krishtin e vdekur mbi kryq.

A. Fakti i vdekjes.

1. Parashikimet e Dhiatės sė Vjetėr.

          a. Nė lloj.

                    (1) Rrobat prej lėkure (Zanafilla 3:21).

                    (2) Qengji i Abelit (Zanafilla 4:4).

                    (3) Ofrimi i Isakut (Zanafilla 22).

                    (4) Qengji i Pashkės (Eksodi 12).

                    (5) Sistemi i flijimit nė kohėn e ligjit (Lev. 1:1, 7:16).

                    (6) Gjarpėrinjtė flakėrues (Num. 21, Gjoni 3:14-15).

                    (7) Qengji i therur (Isaia 53:6-7, Gjoni 1:29).

          b. Nė profeci.

                    (1) Fara e gruas (Zanafilla 3:15).

                    (2) Flijimi i mėkatit nė Psalmin 22.

                    (3) Vuajtjet zėvendėsuese tek Isaia 53.

                    (4) Mesia i vrarė tek Danieli 9:26.

                    (5) Bariu i goditur tek Zakaria 13:6-7.

2. Zbulesa tė Dhiates sė Re.

          a. Nė pėrgjithėsi. Njė e treta e librit tė Mateut, mė shumė se njė e treta e Markut, njė e katėrta e Lukės dhe gjysma e Gjonit trajtojnė javėn e fundit tė Krishtit para kryqėzimit tė Tij.

          b. Nė veēanti.

                    (1) Zemra e Krishtit duhet tė vihet re.

                              (a) Vdekja e Tij. “Nė fakt, ndėrsa ishim armiq, u pajtuam me Perėndinė nėpėrmjet vdekjes se Birit tė Tij, akoma mė shumė tani, qė jemi pajtuar, do tė shpėtohemi nėpėrmjet jetės sė tij” (Romakėve 5:10). Shihni gjithashtu Filipianėve 2:8, Hebrenjve 2:9-14 dhe Zbulesa 5:6-12.

                              (b) Kryqi i Tij. “Por ne predikojmė Krishtin tė kryqėzuar, skandal pėr judenjtė dhe marrėzi pėr grekėt” (1 Korintasve 1:23). Shihni gjithashtu Galatasve 3:1, 6:14, Efesianėve 2:16 dhe Kolosianėve 1:20.

                             (c) Gjaku i Tij. “Sepse ky ėshtė gjaku im, gjaku i besėlidhjes sė re, i cili ėshtė derdhur pėr shumė, pėr faljen e mėkateve” (Mateu 26:28). Shihni gjithashtu Marku 14:24, Efesianėve 1:7, Kolosianėve 1:14, Hebrenjve 9:12-25, 1 Gjoni 1:7, Zbulesa 1:5 dhe 5:9.

                    (2) Tri thėniet nė lidhje me vdekjen e Tij duhet tė studiohen.

                             (a) U bė mėkat pėr ne. “Sepse ai bėri tė jetė mėkat pėr ne ai qė nuk njihte mėkat, qė ne tė bėhemi drejtėsia e Perėndisė nė tė” (2 Korintasve 5:21).

                             (b) Vdiq i Drejti pėr tė padrejtėt. “Sepse edhe Krishti ka vuajtur njėherė pėr mėkatet, i drejti pėr tė padrejtėt, pėr tė na ēuar te Perėndia. U vra nė mish por u ngjall nga fryma” (1 Pjetri 3:18).

                             (c) U bė mallkim pėr ne. “Krishti na shpengoi nga mallkimi i ligjit, sepse u bė mallkim pėr ne duke qenė se ėshtė shkruar: ‘I mallkuar ėshtė kushdo qė varet nė dru’” (Galatasve 3:13).

B. Forma e vdekjes.

1. Njė vdekje natyrore. Vdekja e Tij ishte si vdekja e ēdo njeriu tjetėr. Ajo duhej tė ishte njė vdekje natyrore, sepse Ai ishte njeriu qė vdiq pėr gjithė njerėzit.

2. Njė vdekje jonormale. Perėndia nuk mund tė vdesė, por Perėndia duhej tė vdiste, nė qoftė se do tė bėhej zėvendėsuesi pėr njeriun. Ai u bė njė krijesė qė mund tė vdiste, megjithatė Ai nuk u pėrlye nga asnjė mėkat gjatė kohės qė ishte gjallė. Sot, njeriu vdes pėr shkak tė mėkatit, por Ai nuk kishte mėkat. Po tė mos kishin qenė mėkatet tona, Ai nuk do ta provonte kurrė vdekjen.

3. Njė vdekje jo e natyrshme. Vdekja e Krishtit ishte e shėnuar dhe e vendosur qė mė pėrpara. Perėndia e parashikoi kėtė gjė pėrpara rėnies sė Adamit. Pėrpara se njeriu tė mėkatonte, Perėndia siguroi flijimin e Kalvarit, sepse Krishti ėshtė Qengji i therur “pėrpara themelimit tė botės” (1 Pjetri 1:20). A qenė larė nga gjaku i demave dhe i dhive mėkatet e kryera nga njerėzit pėrpara Kalvarit? JO! Sepse tė gjitha mėkatet, qoftė tė kryera pėrpara ose pas Kryqit, u vendosėn mbi Tė, nė Kalvar (Romakėve 3:25).

4. Njė vdekje mbinatyrore. Megjithėse kemi thėnė se vdekja e Tij ishte njė vdekje natyrore, prapėseprapė ishte ndryshe nga vdekja e njerėzve tė tjerė. “Prandaj Ati mė do, sepse unė e lė jetėn time qė ta marr pėrsėri. Askush nuk mund tė ma heqė, por e lė nga vetja; unė kam pushtet ta lė e pushtet ta marr pėrsėri; ky ėshtė urdhėri qė kam marrė nga Ati im” (Gjoni 10:17-18). Vdekja e Tij ishte prej vullnetit tė Tij. Ai e dha jetėn e Tij Vetė. Askush nuk ia mori jetėn. Zakonisht duheshin dy ditė pėr njė njeri pėr tė vdekur me anė tė kryqėzimit, por Ai vdiē nė gjashtė orė. Mateu 27:46-50 thotė se Ai thirri me zė tė lartė. Fuqia e Tij nuk e kishte lėnė. Ai vdiq nė fuqinė e Tij. Ai e dha vetė jetėn e Tij. Askush nuk ia mori. Ai e pėrkuli kokėn e tij nė vdekje. Ai ishte madhėshtor edhe mbi kryq.

Kėshtu, shohim Krishtin duke vuajtur dy vdekje pėr ne: vdekja e parė, ndarja e shpirtit dhe frymės nga trupi, e dyta, ndarja e individit nga Perėndia. Krishti vuajti vdekjen e dytė mė pėrpara dhe vdekjen e parė nė fund. Ai vuajti vdekjen e dytė kur ishte i ndarė nga Ati, sepse Ai thirri, “Perėndia im, Perėndia im, pėrse me ke braktisur?” (Mateu 27:46). Krishti, vetė Biri i Perėndisė, ishte nė gjendje tė vuante nė gjashtė orė ēka mėkatari do tė durojė nė pėrjetėsi.

C. Teori jobiblike nė lidhje me vdekjen e Tij.

“Krishti vdiq pėr mėkatet tona sipas Shkrimeve” (1 Korintasve 15:3b). Gjithēka qė nuk ėshtė prej Shkrimit, ėshtė e gėnjeshtėrt, e rremė.

1. Vdekja e Krishtit ishte vdekja e njė martiri. “Ai vdiq pėr kėtė, qė tė na tregonte se ia vlen tė vdesėsh pėr tė vėrtetėn”. Si e pėrballon njė fėmijė i Perėndisė kėtė argument? Thjesht duke thėnė: Pse nuk tha Krishti kėshtu? Pse nuk tha Pali kėshtu? Pse nuk tha Pjetri kėshtu? Pse nuk thanė Gjoni dhe Luka kėshtu? Nė qoftė se Krishti vdiq si njė martir, pse nuk thanė apostujt: “Besoni nė vdekjen e Stefanit dhe do tė shpėtoheni, sepse Stefani ishte njė martir”? Nė qoftė se Krishti vdiq si njė martir, pse Ati nuk e ngushėlloi Atė nė vdekjen e Tij siē ka bėrė me tė tjerė gjatė gjithė historisė? Ai thirri: “Perėndia im, Perėndia im, pėrse mė ke braktisur?”

2. Vdekja e Krishtit ishte e rastėsishme. Me thėnien e mėsipėrme kritikat duan tė thonė qė Ai ishte viktimė e njė turme. E dimė qė kjo nuk ėshtė e vėrtetė, sepse Ai ishte i ndėrgjegjshėm pėr vdekjen e tij tė ardhme. Shtatė herė nė ungjillin e Gjonit Ai flet pėr “ora ime”, qė ishte nė tė ardhmen dhe qė ishte Kalvari. Ai nuk kishte nevojė tė vdiste. Nuk ishin gozhdat qė e mbajtėn Krishtin nė kryq, por vullneti i Tij. “Zbrit poshtė nga kryqi, nėse je Biri i Perėndisė” bėrtiti turma; por Krishti nuk erdhi nga qielli pėr tė zbritur nga kryqi.

3. Vdekja e Krishtit ishte njė shembull moral. Kjo teori thotė qė njė pijanec duhet vetėm tė mendojė pėr Krishtin dhe do tė pėrmirėsohet. Pėr tė hedhur poshtė kėtė, ne pyesim “Pse nuk i pėrmirėsoi ata qė e kryqėzuan Atė?” Nė qoftė se shembulli i Krishtit ėshtė pėr pėrmirėsimin e botės, atėherė krishterimi ėshtė njė humbje. Pse tė mos shikosh mbi kryqin e Pjetrit, meqenėse u kryqėzua kokėposhtė? Njeriu ka nevojė pėr mė shumė sesa pėrmirėsim.

4. Vdekja e Krishtit ishte njė shfaqje e pakėnaqėsisė sė Perėndisė me mėkatin. Me fjalė tė tjera, disa njerėz mendojnė se pakėnaqėsia e Perėndisė me mėkatin ishte pikturuar mė shumė nė kryqin sesa nė vetė ferrin. Nė qoftė se thėnia e mėsipėrme ėshtė e vėrtetė, atėherė pse ishte nevoja pėr mishėrim? Pse tė mos kryqėzohej njė mėkatar i thjeshtė nė vend tė njeriut mė tė mirė qė jetoi ndonjėherė?

5. Vdekja e Krishtit ishte pėr t’i treguar njeriut qė Perėndia e do atė. Perėndia me tė vėrtetė e do njeriun dhe kryqi tregon qė Perėndia e do atė, por vdekja e Krishtit nuk ishte vetėm pėr tė treguar dashurinė e Perėndisė.

6. Vdekja e Krishtit ishte vdekja e njė krimineli. A mund tė jetė e mundur qė dikush mund tė mbahet pas kėsaj teorie? Pėrgjigja ėshtė “Po”. Ne e hedhim poshtė kėtė teori, duke thėnė qė Pilati nuk gjeti asnjė faj nė Tė. Njė studim i gjyqit tė Krishtit qė do ta gjeni nė ungjijtė, e hedh poshtė kėtė teori.

D. Emrat biblikė tė vdekjes sė Krishtit.

1. Mbulimi. Kjo ėshtė njė ide qė shfaqet shpesh nė Dhiatėn e Vjetėr. Megjithatė “mbulimi” ėshtė njė term i Dhiatės sė Re, qė do tė thotė tė jemi njė me Perėndinė nėpėrmjet flijimit tė Birit tė Tij.

2. Flijimi. “Hiqni, pra, majanė e vjetėr, qė tė jeni njė brum i ri, siē jeni pa maja; sepse pashka jonė, qė ėshtė Krishti, u flijua pėr ne” (1 Korintasve 5:7). Shihni gjithashtu Efesianėve 5:2 dhe Hebrenjve 10:12.

3. Ofrimi. “Prej kėtij vullneti, ne jemi shenjtėruar me anė tė kushtimit tė trupit tė Jezus Krishtit, qė u bė njėherė e pėr tė gjithė … sepse me njė ofertė tė vetme, ai i bėri tė pėrsosur pėrgjithnjė ata qė shenjtėrohen” (Hebrenjve 10:10, 14).

4. Shpagimi. “Sepse edhe Biri i njeriut nuk erdhi qė t’i shėrbejnė, por pėr tė shėrbyer dhe pėr tė dhėnė jetėn e tij si ēmim pėr shpengimin e shumė vetėve” (Mateu 20:28). Shihni gjithashtu 1 Pjetri 1:18-19 dhe 1 Timoteu 2:5-6. Ne kemi qenė shpenguar (riblerė) me ēmimin, qė ėshtė gjaku i Jezus Krishtit.

5. Shlyerja. “Ai ėshtė shlyesi pėr mėkatet tona, dhe jo vetėm pėr tonat por edhe pėr ata tė tė gjithė botės” (1 Gjoni 2:2). Shihni edhe vargjet 1 Gjoni 4:10 dhe Romakėve 3:25. Tek Hebrenjtė 9:5, fjala “shlyerja” ėshtė pėrkthyer si “karrige e mėshirės” ose “pajtuesi”, qė ėshtė ė saktė, sepse nė Shkrimet e mėsipėrme fjala “shlyerje” do tė thotė “pajtuesi”. Ligji kėrkonte vdekje pėr mėkatet, kėshtu qė gjaku i flijimit vendosej nė “pajtuesin” (Eksodi 25:22, Levitiku 16:13,14), duke treguar qė vdekja kishte ndodhur. Perėndia shikoi poshtė mbi pajtuesin dhe pa gjak (jetė) dhe ishte i kėnaqur. Qysh me Kalvarin, Perėndia shikon mbi Pajtuesin tonė qė ėshtė Krishti dhe kėnaqet, prandaj kuptimi i synuar i fjalės shlyerje ėshtė “kėnaqja”.

6. Pajtimi. “Sepse Perėndia e ka pajtuar botėn me veten nė Krishtin, duke mos ua numėruar njerėzve fajet e tyre dhe vuri ndėr ne fjalėn e paqtimit” (2 Korintasve 5:19). Shikoni gjithashtu Kolosianėve 1:20. Fjala “pajtim” do tė thotė tė shkaktosh njė ndryshim tė plotė. Nė Shkrime kurrė nuk thuhet se Perėndia ėshtė i pajtuar. Njeriu ėshtė ai qė duhet tė pajtohet. Ai ka nevojė pėr njė ndryshim tė plotė.

7. Zėvendėsimi. Zėvendėsimi nuk ėshtė njė fjalė biblike, por ėshtė pa dyshim njė ide biblike. “Ai u tejshpua pėr shkak tė shkeljeve tona, u shtyp pėr paudhėsitė tona; ndėshkimi pėr tė cilin kemi paqen ėshtė mbi tė, dhe pėr shkak tė vuratave tė tij ne jemi shėruar. Ne tė gjithė endeshim si dele; secili prej nesh ndiqte rrugėn e vet, dhe Zoti bėri qė tė bjerė mbi tė paudhėsia e ne tė gjithėve” (Isaia 53:5-6). Shihni edhe 1 Pjetri 3:18 dhe 2 Korintasve 5:1.

8. Trashėgimlėnėsi. Trashėgimia ėshtė njė vullnet qė plotėsohet pas vdekjes sė trashėgimlėnėsit. Ne do tė marrim atė trashėgimi qė ėshtė bėrė e mundur me vdekjen e Zotit Jezus. “Pėr kėtė arsye ai ėshtė ndėrmjetėsi i Besėlidhjes sė Re qė me anė tė vdekjes qė u bė pėr shpėrblimin e shkeljeve qė u kryen gjatė Besėlidhjes sė parė, tė thirrurit tė marrin premtimin e trashėgimisė sė amshuar. Sepse atje ku ka njė testament do tė ketė me doemos edhe vdekjen e trashėgimlėnėsit. Sepse testamenti ėshtė i vlefshėm vetėm pas vdekjes, sepse nuk ka kurrfarė fuqie derisa trashėgimlėnėsi ende rron” (Hebrenjve 9:15-17). Shihni edhe vargjet Kolosianėve 1:12-14 dhe Efesianėve 1:1-7.

E. Qėllimet e vdekjes.

1. Shfaqja e karakterit hyjnor. “Por tani pavarėsisht nga ligji, ėshtė manifestuar drejtėsia e Perėndisė, pėr tė cilėn dėshmojnė ligji dhe profetėt … pėr tė treguar drejtėsinė e tij nė kohėn e tanishme, me qėllim qė ai tė jetė i drejtė dhe shfajėsues i atij qė ka besimin e Jezusit” (Romakėve 3:21-26).

2. Vėrtetim i ligjit hyjnor. Fryti i ligjit ėshtė vdekja (Romakėve 7:5). Ligji nuk ka mėshirė, por ka vetėm drejtėsi. Ligji e dėnon mėkatarin me vdekje. Krishti zuri vendin e mėkatarit, prandaj Ai ka paguar detyrimin ndaj ligjit.

3. Themelimi i faljes hyjnore. Kjo thėnie nuk ėshtė kundėrshtuar nė Dhiatėn e Re. Njė veēori kryesore e faljes ėshtė qė, ai qė fal, duhet tė marrė mbi vete gjithė gabimin (ose humbjen) qė ėshtė kryer. Nė qoftė se dikujt i vjedhin dhjetė dollarė dhe vjedhėsi gjendet, por falet, atėherė kush e mban humbjen? Ai qė e fali.

F. Shtrirja e vdekjes.

1. Thėnie tė zakonshme.

          a. Tėrėsia e saj. Vdekja e Tij ishte pėr tė gjithė njerėzit, pėr ata qė besojnė dhe pėr ata qė nuk besojnė. “Por shohim Jezusin tė kurorėzuar me lavdi dhe me nder pėr vdekjen qė pėsoi; ai u bė pėr pak kohė mė i vogėl se engjėjt, qė me hirin e Perėndisė tė provonte vdekjen pėr tė gjithė njerėzit” (Hebrenjve 2:9). Shihni edhe 1 Timoteu 2:6, 4:10, Titit 2:11, 1 Gjoni 2:2 dhe 2 Pjetri 3:9.

          b. Kufizimi i saj. Puna e Krishtit mbi kryq ishte me kushte, pėrderisa dobia e saj varet nga pendimi dhe pranimi i Krishtit nga mėkatari. “Pėr kėtė, nė fakt ne po mundohemi dhe na shajnė, sepse kemi shpresuar nė Perėndinė e gjallė, qė ėshtė Shpėtimtari i gjithė njerėzve dhe sidomos i besimtarėve” (1 Timoteu 4:10).

2. Thėnie tė veēanta.

          a. Krishti vdiq pėr besimtarin. “I cili e dha veten pėr ne, pėr tė na shpenguar nga ēdo paudhėsi dhe pėr tė pastruar pėr vete njė popull tė veēantė, tė zellshėm nė vepra tė mira” (Titit 2:14). Shihni gjithashtu Efesianėve 5:2, Galatasve 2:20 dhe1 Timoteu 4:10.

          b. Krishti vdiq pėr kishėn. “Ju, burra, t’i doni gratė tuaja, sikurse Krishti ka dashur kishėn dhe e ka dhėnė veten e vet pėr tė, qė ta shenjtėrojė, pasi e pastroi me larjen e ujit me anė tė fjalės, qė ta nxjerrė atė pėrpara vetes tė lavdishme, pa njolla a rrudha a ndonjė gjė tė tillė, por qė tė jetė e shenjtė dhe e paqortueshme” (Efesianėve 5:25-27).

          c. Krishti vdiq pėr mėkatarėt. “Sepse edhe Krishti vuajti pėr mėkatet, i drejti pėr tė padrejtėt, pėr tė na ēuar te Perėndia. U vra nė mish por u ngjall nga Fryma” (1 Pjetri 3:18). Shihni gjithashtu 1 Timoteu 1:15 dhe Romakėve 5:10.

          d. Krishti vdiq pėr botėn. “Dhe kėndonin njė kėngė tė re duke thėnė: ‘Ti je denjė ta marrėsh librin dhe tė hapėsh vulat e tij, sepse ti u there, dhe me gjakun tėnd na bleve te Perėndia nga ēdo fis, gjuhė, popull dhe komb’” (Zbulesa 5:9). Shihni pėr kėtė Gjoni 3:16, 1:9 dhe 1 Gjoni 2:2.

G. Rezultatet e vdekjes.

1. Nė lidhje me mėkatarin.

          a. Siguron njė zėvendėsues. “Por shohim Jezusin tė kurorėzuar me lavdi dhe me nder pėr vdekjen qė pėsoi, ai u bė pėr pak kohė mė i vogėl se engjėjt, qė me hirin e Perėndisė tė provonte vdekjen pėr tė gjithė njerėzit” (Hebrenjve 2:9).

          b. Siguron njė ēmim. “I cili e dha veten si ēmim pėr tė gjithė, pėr dėshmim nė kohėn e caktuar” (1 Timoteu 2:6).

          c. Siguron njė shlyerje. Pėr shak tė vdekjes sė Krishtit, Perėndia ėshtė i ulur “mbi pajtuesin” dhe ėshtė i kėnaqur. “Ai ėshtė shlyesi pėr mėkatet tona; dhe jo vetėm pėr tonat, por edhe pėr ato tė tė gjithė botės” (1 Gjoni 2:2).

          d. Siguron njė mosllogaritje tė mėkatit. “Sepse Perėndia e ka pajtuar botėn me veten nė Krishtin, duke mos ua numėruar njerėzve fajet e tyre dhe vuri ndėr ne fjalėn e paqtimit” (2 Korintasve 5:19).

          e. Siguron njė tėrheqje. “Dhe unė, kur tė jem ngritur lart nga toka, do t’i tėrheq tė gjithė tek unė” (Gjoni 12:32).

          f. Siguron njė shpėtim. “Sepse hiri shpėtues i Perėndisė iu shfaq gjithė njerėzve” (Titit 2:11).

          g. Siguron njė ftesė hirplote. “Sepse Perėndia e deshi aq botėn, sa dha Birin e Tij tė vetėmlindurin, qė, kushdo qė beson nė tė, tė mos humbasė, por tė ketė jetė tė pėrjetshme” (Gjoni 3:16).

2. Nė lidhje me besimtarin, siguron:

          a. Pajtim. “Edhe tė gjitha gjėrat janė nga Perėndia qė na pajtoi me veten pėrmes Jezus Krishtit dhe na dha shėrbimin e pajtimit” (2 Korintasve 5:18).

          b. Shpengim. “Nė tė cilin kemi shpengimin me anė tė gjakut tė tij, faljen e mėkateve sipas pasurisė sė hirit tė tij” (Efesianėve 1:7). Shihni gjithashtu Galatasve 3:13.

          c. Shfajėsim. “Tė shfajėsuar, pra, me anė tė besimit, kemi paqe me Perėndinė nėpėrmjet Jezus Krishtit, Zotit tonė” (Romakėve 5:1).

          d. Heqjen e dėnimit. “Tani, pra, nuk ka asnjė dėnim pėr ata qė janė nė Krishtin Jezus” (Romakėve 8:1).

          e. Zotėrim. “A nuk e dini se trupi juaj ėshtė tempulli i Frymės sė Shenjtė qė ėshtė nė ju, tė cilin e keni nga Perėndia, dhe se nuk i pėrkitni vetvetes? Sepse u bletė me njė ēmim! Pėrlėvdoni Perėndinė, pra, nė trupin tuaj dhe nė frymėn tuaj, qė i pėrkasin Perėndisė” (2 Korintasve 6:19-20).

          f. Shenjtėrim. “Ne jemi shenjtėruar me anė tė kushtimit tė trupit tė Jezus Krishtit, qė u bė njėherė dhe pėr tė gjithė” (Hebrenjve 10:10).

          g. Pėrsosje. “Sepse me njė ofertė tė vetme, ai i bėri tė pėrsosur pėrgjithnjė ata qė shenjtėrohen” (Hebrenjve 10:14).

          h. Lejė pėr tė hyrė. “Duke pasur, pra, vėllezėr, liri tė plotė pėr tė hyrė nė shenjtore me anė tė gjakut tė Jezusit, me anė tė njė udhe tė re dhe tė gjallė qė ai pėruroi pėr ne me anė tė velit, domethėnė tė mishit tė tij, edhe duke pasur njė kryeprift mbi shtėpinė e Perėndisė, le t’i afrohemi me zemėr tė vėrtetė, me siguri tė plotė besimi, duke i pasur zemrat tona tė lara prej ndėrgjegjes sė ligė dhe trupin tė larė me ujė tė kulluar” (Hebrenjve 10:19-22).

          i. Identifikim. “Nė qoftė se njė ka vekur pėr tė gjithė, tė gjithė, pra, kanė vdekur”  (2 Korintasve 5:14).

          j. Ēlirim. “Sepse duke qenė se bijtė kanė marrė pjesė prej mishi dhe gjaku, po ashtu edhe ai u bė pjestar nė po ato gjėra, qė tė shkatėrronte, me anė tė vdekjes, atė qė ka pushtetin e vdekjes, domethėnė djallin, edhe tė ēlironte tė gjithė ata qė nga frika e vdekjes i ishin nėnshtruar robėrisė pėr tėrė jetėn” (Hebrenjve 2:14-15).

          k. Dhurim. “Sepse ai qė nuk e kurseu Birin e vet, por e dha pėr tė gjithė ne, qysh nuk do tė na dhurojė tė gjitha gjėrat bashkė me tė” (Romakėve 8:32).

3. Nė lidhje me Satanin.

          a. Shkurorėzim. “Tani ėshtė gjykimi i kėsaj bote; tani do tė hidhet jashtė princi i kėsaj bote!” (Gjoni 12:31).

          b. Shfuqizim. “Sepse duke qenė se bijtė kanė marrė pjesė prej mishi dhe gjaku, po ashtu edhe ai u bė pjestar nė po ato gjėra, qė tė shkatėrronte, me anė tė vdekjes, atė qė ka pushtetin e vdekjes, domethėnė djallin” (Hebrenjve 2:14).

          c. Humbje. “Ai na nxori nga pushteti i errėsirės dhe na ēoi nė mbretėrinė e Birit tė Tij tė dashur” (Kolosianėve 1:13). Shihni gjithashtu Efesianėve 6:12.

4. Nė lidhje me botėn materiale. “Sepse Atit i pėlqeu qė nė Tė tė banojė e gjithė plotėsia, dhe duke bėrė paqen me anė tė gjakut tė kryqit tė tij, duke fituar pas, me anė tė tij, tė gjitha gjėrat, si ato qė janė mbi dhe, si dhe ato qė janė nė qiejt” (Kolosianėve 1:19-20).

Disa na mėsojnė se tek Filipianėve 2:9-11 flitet pėr shpėtimin universal, por nuk ėshtė kėshtu. Nė kėto vargje, shpallet e vėrteta e adhurimit mbarėbotėror.


Kthehu tek faqja: Doktrinat e Biblės

pixelburg.gif (801 bytes)

Copyright © 2002  AlbKristian.com - Faqe tė Krishtera Shqiptare
Njė Projekt i Shėrbesės 'Shqiptarėt pėr Krishtin'.